Home KRYESORE Vota e emigrantëve, proces drejt dështimit apo realizimit? Nga Gerta Meta

Vota e emigrantëve, proces drejt dështimit apo realizimit? Nga Gerta Meta

Shoqata për Kulturë Demokratike(SHKD)  po ndjek me shumë vëmendje, gjithë diskursin politik në lidhje me premtimin në vite,  që me finalizimin e Reformës Zgjedhore  dhe Kodit Zgjedhor, do të realizohet për herë të parë, në zgjedhjet e 25 prillit 2021, e drejta kushtetuese për të votuar qytetarët që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë. SHKD konstaton se ka një konfuzion  dhe një mungesë të vullnetit politik për të ndihmuar e realizuar ligjërisht procesin e votës së emigrantëve.  Që emigrantët të mund të votojnë ligjërisht janë të detyruar të regjistrohen duke deklaruar saktë vendbanimin e fundit ku jetojnë aktualisht, jashtë territorit të Shqipërisë. Regjistrimi si votues jashtë territorit të Shqipërisë është proces që i paraprin regjistrimit në Komisionin Qëndror të Z.gjedhjeve (KQZ)  dhe duhet të kesh deklaruar dhe të kesh regjistruar vendbanimin jashtë shtetit që të regjistrohesh si votues jashtë territorit Shqipërisë.

Po ku duhet të regjistrohen emigrantët ???  

Bazuar në Kodin Zgjedhor (neni 24) KQZ-ja udhëheq dhe mbikëqyr procesin për përgatitjen e kushteve dhe zbatimin e masave që mundësojnë votimin nga jashtë vendit në zgjedhjet për Kuvendin, për zgjedhësit që kanë vendbanimin e përhershëm jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, kanë të regjistruar në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile adresën e vendbanimit të përhershëm jashtë vendit dhe kërkojnë nga KQZ-ja që të pajisen me dokumentacionin e votimit nga jashtë.

Duke vërejtur që ky nen nuk është shterues në lidhje me mënyrën se si do të regjistrohen emigrantët për të deklaruar vendbanimn e tyre në Rregjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile , SHKD  i bën thirrje gjithë aktoreve politik dhe institucioneve të perfshirë në këtë proces të bëjnë transparencën maximale për të sbpjeguar qartë se si do bëhet procesi regjistrimi i vendbanimit të emigrantëve dhe cili do jetë institucioni përgjegjes në permbledhjen e këtij detyrimi ligjor  dhe cila do të jetë pesha e votës së zgjedhesve që jetojnë jashtë territotit të Shqipërisë.

KQZ ka  përgatitur draftin e aktit nënligjor për procedurat e regjistrimit të emigrantëve, por janë në pritje akoma të komenteve dhe dakortësisë nga partitë politike.

Shoqata për Kulturë Demokratike i bën thirrje  KQZ-së, vecanërisht Komisionerit Shtetëror , që në këtë moment kyc të procesitt zgjedhor, të mos lejojë bllokimin e punës së KQZ -së  nga presionet e  gjithë aktorëve të politikës majtas e djathtas,  por t’i nxisë dhe t’i detyrojë ata të reagojnë sa më shpejt me një afat kohor konkret , për të ndihmuar gjithë strukturar përkatese të  KQZ për ti dhënë zgjidhje ligjore shume pikëpyetjeve për mënyrën e realizimit të mundësisë së aplikimit të votës së emigrantëve

SHKD nënvizon se nëse këto zgjidhje do të jenë sërish të minutës së fundit dhe me zvarritje të qëlimshme, shanset për të siguruar  votën emigrantëve do të jenë minimaliste dhe drejt deshtimit me vullnet te plote politik

Ndaj sa më shpejte të jetë e mundur, të gjithë së bashku Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve,  Drejtoria e Përgjithshme e Regjistrit të Gjendjes Civile dhe Partitë Politike të gjejnë mekanizmin që si do të behet regjistrimi i vendbanimeve për emigrantëtnëpërmjet aplikimit me e-albania apo me një link të posaçëm nga KQZ , gjithmonë duke e garantuar fshehtësinë  dhe sigurinë e votës për çdo emigrant që do të votojë. Koha e mbetur në dispozicion ështeë vetëm dhe për votuesit  brenda dhe jashte territorit shqiptar.

Të gjithë zgjedhësit që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë po presin të informohen sipas ligjit për të nisur proceduën e regjistrimit të vendbanimit, si garancia e parë, për të patur mundësi që të votojnë, ndaj të gjitha institucionet shtetërore të marrin të gjitha përgjegjësitë politike e morale të zbatojnë dhe respektojnë pa asnjë diskutim Kodin Zgjedhor në fuqi .

Shoqata për Kulturë Demokratike i bën thirrje liderave respektivë të kampeve politike, të reflektojnë e mos behën pengesë në punën e KQZ-së për të realizuar me sukses për të mundësuar realizimin e procesit të votës se zgjedhësve jashtë vendit dhe mos ta konsiderojnë  si një instrument politik për të përmbushur qëllimet e tyre politike duke cënuar  rëndë legjitimitetin e standartin e zgjedhjeve parlamentare, 25 Prill 2021

Në të njëjtën kohë, SHKD  falënderon dhe mbështet fortë komunitetin ndërkombëtar për të gjitha mesazhet e tyre drejtuar partive politike për ti sjellë në kujtesë detyrimn ligjor, në respekt të votuesit shqiptar, me banim brenda dhe jashtë territorit Shqipërisë, për lista të pastra e të hapura, për një garë të barabartë e konkuruese mes platformave politike, për realizimin e një fushate zgjedhore me mesazhe pozitive për votuesit si dhe një dialog kontruktiv midis kandidatëv dhe votuesve kudo që janë, duke berë transparencen e shpenzimeve dhe gjilthë finacimeve të partive politike gjatë fushatës  zgjedhore.

Mesazhet e komunitetit ndërkombëtar dhe komunitetit vendas, nuk duhet të besdisin asnjë nga palët politike, por duhen degjuar,lexuar e reflektuar me kujdes  dhe mos harrojnë asnjeherë se kur nuk duan ta gjejnë konsensusin dhe dakortësinë e tyre politike, gjithmonë marrëveshjet për reforma të rendësishme, në selitë këtyre ndërkombëtareve e kërkojnë zgjidhjen e ngerceve politike./Vizion.com.al

Share: