Home KRYESORE Arrestohet grupi i vrasësve me pagesë! Policia: Kush janë 4 të arrestuarit,...

Arrestohet grupi i vrasësve me pagesë! Policia: Kush janë 4 të arrestuarit, ja si u zbulua ‘killeri’

Policia e Tiranës ka zbardhur vrasjen e 66-vjeçarit, Behar Sofia, të ndodhur më 25 shkurt, në qendër të Tiranës, pranë “Piramidës”.

Policia ka vënë nën pranga 4 vrasësit me pagesë të përfshirë në këtë vrasje kriminale, të cilët kanë planifikuar dhe në bashkëpunim kanë kryer vrasjen e shtetasit Behar Sofia.

Të arrestuarit janë:

Ernejt Shyti, 24 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

Skënder Vathi, 54 vjeç, lindur në Arrameras, Fushë Krujë  dhe banues në Tiranë.

Leonar Xhixha, 30 vjeç, lindur dhe banues në Arrameras, Fushë – Krujë, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja me paramendim” ngelur në tentativë.

Xhuljano Visha, 28 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri – tjetrin, kanë organizuar vrasjen e shtetasit Behar Sofia duke siguruar mjetet, armën, si dhe kanë mbajtur nën mbikëqyrje lëvizjet e viktimës për disa kohë, deri në momentin e ekzekutimit të tij.

Ashtu siç edhe u raportua ekskluzivisht mbrëmjen e djeshme nga gazetarja Anila Hoxha, shtetasi Ernejt Shyti, i cili ka pasur rolin e ekzekutorit në këtë ngjarje, menjëherë pas kryerjes së ngjarjes është larguar në drejtim të Malit të Zi.

Sipas burimeve ekskluzive të gazetares Anila Hoxha, 23-vjeçari i arrestuar në Mal të Zi, ju dorëzua autoriteteve shqiptare dje në mesditë.

Në fazën operacionale nga grupi hetimor janë sekuestruar prova të shumta materiale si automjete, aparate telefonike, karta sim etj.

Kush është Behar Sofia?

Behar Sofia, rezulton të jetë një përkrahës i njërës prej partive politike në vend dhe me njohje të shumta në policinë e shtetit, duke qenë edhe një biznesmen i suksesshëm në Tiranë. Viktima rezulton me disa biznese në zonën pranë stadiumit Dinamo, por shpesh ka pasur konflikte dhe në biznese i kanë vendosur edhe eksploziv. Sofia, në vitin 1998 u arrestua në Turqi së bashku me trafikantin Abdulselam Turgut, pasi u kapën me rreth 30 kg heroinë. Mes te arrestuarve ishte edhe Hekuran Hoxha, i cili u arrestua përsëri në 2019, për llogari të operacionit Volvo 4 dhe i dyshuar se është kreu i grupit të laboratorit të kokainës në Has. Turgut, tashmë është shpallur në kërkim, pasi donte të kryente një atentat terrorist në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane në vendin tonë.

Njoftimi i policisë/ Tiranë
Finalizohet me sukses OPERACIONI POLICOR “PIRAMIDA”.
Zbardhet vrasja e 66-vjeçarit, e ndodhur më 25 shkurt 2021.
Arrestohet një grup vrasësish me pagesë, të cilët kanë planifikuar dhe në bashkëpunim kanë kryer vrasjen e shtetasit Behar Sofia.
Vihen në pranga 4 shtetas të përfshirë në këtë vrasje kriminale.
Pas një pune hetimore të pandërprerë, nga Sektori i Krimeve të Rënda Ndaj Jetës dhe Pronës, Sektori i Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Tiranë, Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe Instituti i Policisë Shkencore, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, është finalizuar me sukses OPERACIONI POLICOR “PIRAMIDA”. Si rezultat është bërë e mundur zbardhja dhe dokumentimi ligjor me prova shkencore i ngjarjes së ndodhur në datë 25.02.2021, rreth orës 08:45, në bulevardin “Bajram Curri”, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit Behar Sofia.
Si rezultat i informacioneve të siguruara në rrugë operative, veprimeve të shpejta hetimore procedurale si dhe provave ligjore (shkencore) të siguruara në lidhje me këtë ngjarje, nga ana e specialistëve të Seksionit Hetimit të Krimeve Ndaj Jetës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasve:
• Ernejt Shyti, 24 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

• Skënder Vathi, 54 vjeç, lindur në Arrameras, Fushë Krujë dhe banues në Tiranë.

• Leonar Xhixha, 30 vjeç, lindur dhe banues në Arrameras, Fushë – Krujë, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja me paramendim” ngelur në tentativë.

• Xhuljano Visha, 28 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri – tjetrin, kanë organizuar vrasjen e shtetasit Behar Sofia duke siguruar mjetet, armën, si dhe kanë mbajtur nën mbikëqyrje lëvizjet e viktimës për disa kohë, deri në momentin e ekzekutimit të tij.
Shtetasi Ernejt Shyti, i cili ka pasur rolin e ekzekutorit në këtë ngjarje, menjëherë pas kryerjes së ngjarjes është larguar në drejtim të Malit të Zi.
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit falënderon publikisht Policinë e Malit të Zi, për ndihmën e mënjehershme të ofruar për lokalizimin dhe kapjen e ekzekutorit Ernejt Shyti. Pas takimit operacional të organizuar në vendin e kalimit Hani i Hotit, të dy policitë kanë shkëmbyer informacion në kohë reale duke u finalizuar me kapjen dhe deportimin e tij.
Në fazën operacionale nga grupi hetimor janë sekuestruar prova të shumta materiale si automjete, aparate telefonike, karta sim etj.
Analiza e këtyre provave hap prespektivë për identifikimin edhe të autorëve të tjerë të përfshirë në këtë krim.
Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë vazhdon me intensitet puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësjaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.
Policia e Shtetit garanton qytetarët se është e vendosur dhe e angazhuar maksimalisht për garantimin e rendit dhe sigurisë publike në vend dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 e Komisariatin Dixital, çdo rast të paligjshmërisë duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.

Share: