Home KRYESORE Bamir Topi iku nga drejtimi dhe Sali Shehu bëri koalicion me Bashën,...

Bamir Topi iku nga drejtimi dhe Sali Shehu bëri koalicion me Bashën, Policia bastis zyrat e FRD-së/ Nuk lejon askënd të hyjë

Policia bashkiake ka rrethuar mëngjesin e sotëm zyrën e FRD-së dhe do të nxjerrë stafin nga aty, me pretendimin se godina është pronë e Bashkisë së Tiranës.

Burime bëjnë me dije se kësaj force politike i janë prerë dritat, ndërkohë që zhvillimi në fjalë vjen vetëm pak ditë pasi kjo forcë politike kaloi në opozitë, duke bërë koalicion me Lulzim Bashën.

Policët Bashkiakë që qëndrojnë në hyrje të godinës, pretendojnë se ajo është në pronësi të Bashkisë, por nuk japin sqarime se kush ka dhënë urdhër për rrethimin e saj.

Kjo duket si një hakmarrje që po bëhet ndaj FRD-së, pasi kjo forcë politike prej shumë kohësh qëndronte në këtë godinë, dhe askush nuk ishte kujtuar për lirimin e saj.

(E.K/Faxweb.al)

Share: