Home Approccio Italo Albanese Firmoset marrëveshja e njohjes së patentave shqiptare në Itali

Firmoset marrëveshja e njohjes së patentave shqiptare në Itali

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ditën e sotme firmosjen përfundimtare të marrëveshjes së njohjes spatentave shqiptare në Itali.

“Ja edhe siglimi përfundimtar që mbyll krejt procedurën e gjatë për lejet e drejtimit në Itali, për merakun a të gjithëve ju që qarkulloni me makinë matanë detit, e herë tjetër mos e harroni, unë them atë që bëj dhe bëj atë që them. Përqafime”, shkruan Rama.

Ndersa minitrja e jashtme Olta Xhacka shkruan:

“Janë veprime konkrete si ky, edhe pse në dukje të vogla në skemën e madhe të diplomacisë, që kanë impaktin më konkret e të drejtpërdrejtë tek qytetarët. Tani është cështje javësh që marrëveshja, pas miratimit në strukturat ligjore përkatëse të nisë të zbatohet në të dy vendet.”

Ambasada Italiane ne Tirane shkruan:

“Kënaqësi që kemi hedhur dje hapin e fundit formal për rinovimin e marrëveshjes mbi njohjen reciproke të lejeve të drejtimit midis Italisë dhe Shqipërisë.

Një rezultat i rëndësishëm për të lehtësuar jetën e përditshme të mijëra shtetasve shqiptarë e italianë që jetojnë në Itali e Shqipëri!”

Lieti di aver concluso ieri l’ultimo passaggio formale per il rinnovo dell’accordo sul reciproco riconoscimento delle patenti di guida tra Italia e Albania.

Un risultato importante per agevolare la vita quotidiana di migliaia di cittadini albanesi e italiani che vivono in Italia e Albania!

Share: