Home KRYESORE Ftesa t’ja heqim 13 rroga Lenës, t’ja japim Prenës

Ftesa t’ja heqim 13 rroga Lenës, t’ja japim Prenës

Nga irena Beqiri

Mirëmenaxhimi i kompanive, shtetërore sidomos ato në sektorët strategjikë duhen parë si mjet i rendësishem për zhvillimin ekonomik të vendit, (sipas te dhënave më të fundit rritja ekonomike që shumë vende realizojnë nga Kompanitë Shtetërore varjon nga 1% deri në 4% te PBB).

Thene kete , tek lexon opozitën edhe përkrahësit e saj, të cilët e konsiderojnë pjesmarrjen e Nen/kryetarit të bashkisë në 13 borde e pozicione drejtuese si një arsye më shumë, për të mos votuar maxhorancën, me të drejtë më lind pyetja : Cili është mekanizmi që do të garnatojnë që nesër, një esponet i lartë i PD nuk do të jetë drejtues në 13 borde?

Për këdo që njeh kompanite shtetërore , gangeni 30 vjecar i tyre është pikërisht varësia që ka menaxhimi i tyre nga Politika.

Në 30 vite, sipas ligjeve dhe VKM në fuqi, Ministri, apo Kryetari i Bashkisë si përfaqësues i aksionerit, emëron, shkarkton në bazë të statusit, pa asnjë procedurë përzgjedhjeje, ose ndryshe me një të rënë të lapsit, drejtuesit e lartë të kompanive shtetërore, antarët e Bordeve Drejtuese dhe Drejtorët e Ekzektutivë . Ligji nuk ka asnje kufizim se ne sa borde duhet te marre pjese nje zyrtar i larte .

E thënë troc, keqmenaxhimi dhe performaca e dobët e KSH-ve, në 30 vitet e fundit , ku afërsisht 80% e tyre sot kanë humbje të akumuluara, lidhet pasgjithshmërisht me afërsinë që drejtimi i këtyre të fundit ka pasur me politikën. Politikanët përtej mungesës së njohurive për të gjykuar në lidhje me çështjet e menaxhimit të kompanive shtetërore si biznese të mirëfillta, kanë prije të gjykojnë dhe të marrin vendime parë nga këndvështrimi politik , duke minuar aspektin tregëtar të tyre. Per me teper, njërzit që kane emëruar në bordet drejtuese apo drejtorët ekzekutivë përgjithësisht nuk kanë qene profesionistë të fushës. Në 30 vitete kompanitë shtetetërore janë drejtuar nga “ Klubet e fansave të Ministrave dhe kryetarëve të bashkive ”. Përfaqësimi i Aksionerit nga Ministrat ,është shoqëruar me ndërhyrje partiake-politike, Si rezultat, partitë politike në mënyrë indirekte kanë ushtruar ndikim mbi vendimet e rëndësishme ,brenda një Kompanie Shtetërore duke përfshirë: emërimet, rekrutimin i stafit, proceset e tenderimit. Kompanite shteterore ne 30 vjet jane perdorur si Kashunat e Pullumbave te partive ne pushtet.

Në këto kushte, përultësisht mund t’u them që nëse i fryjmë zjarrit të zemërimit të një populli të varfër, kundër politikanëve të mirëpaguar, shumë prej të indinjuarve të sotëm,ju siguroj kanë bërë të njëjtën gjë, kanë ushqyer me rroga të majmë në borde, këshilltarët, zv/ ministrat, sekretarët e përgjithshëm apo drejtorët e tyre të besuar. Prandaj cdo minsitër që ka ardhur rishtazi, madje edhe ato teknikë, që javën e parë që ulen në karrike kanë kërkuar listën e antarëve të bordeve në kompanitë shtetërore.

Këto rreshta nuk janë kursesi për të justifikaur rrogat e Nënkryetarit , aq më tëpër nga unë që kam ndjekur një qasje tërësisht tjetër për këtë ceshtje. ( si zv/ministre hoqa dorë nga të gjitha bordet drejtuese, përvec bordit të Instittutit të Sigurimeve Shoqërore te cilin me ligj isha e detyruar ta mbaja per shkak te funksionit).

Opozita nuk mund te bëhet automatikisht alterantivë më e mirë sepse nëkryetari paska marrë 13 rroga, apo I jane besuar konform ligjit 13 vende ne borde te ndryshme. Ajo duhet qartesisht te prezantoje mekanizmat që do të përdor për të siguruar atë që Platoni këshillonte : “qeverisni veten, vendosni kufizime mbi veten dhe bëni gjithçka që është e nevojshme për të shmangur tundimin”

Pa këto mekanizma ftesa e saj, shkurt do të përkthehej : më votoni t’ja heq 13 bordet Lenës e t’ja jap Prenës.

Share: