Home KRYESORE Genc Pollo zbulon pse nuk kandidoi në listat e PD: Mundësitë e...

Genc Pollo zbulon pse nuk kandidoi në listat e PD: Mundësitë e ofruara nuk i gjykova të përshtatshme!

Ish-ministri dhe ish-deputeti i PD, Genc Pollo, reagon pas moskandidimit në zgjedhjet e 25 prillit.

Pollo shkruan në “Facebook” se ka vendosur të mos kandidojë në listat e PD, pasi sipas tij, mundësitë e rrethanat e ofruara nuk i gjykova të përshtatshme.

“Të dashur miq! Unë vendosa të mos kandidoj për deputet në listat e Partisë Demokratike mbasi mundësitë e rrethanat e ofruara nuk i gjykova të përshtatshme. Megjithatë unë uroj që PD e aleatë të realizojnë në 25 prill rotacionin politik që mbetet absolutisht i domosdoshëm”, shkruan Pollo.

Share: