Home KRYESORE Gjergj Kastrioti, një hero modern

Gjergj Kastrioti, një hero modern

Nga Helvin Sallabanda

Për të rikujtuar se cili është Giorgione nuk do të duheshin shumë fjalë. Do mjaftonte një rifreskim i memories nëpërmjet pikturave të para diku në një muze ose të shfletuara në një artikull.

Piktori venezian sëbashku me figura të tjera është një nga shtyllat ku mbahet rilindja apo rinascimento italiane e Venezias. Edhe emri i tij tingëllon kumbues autoritar, Giorgione (1478 – 1510)

Çfarë është Sotheby’s?

Një shtëpi ankandi (ndoshta më e rëndësishmja në botë), që tregton vepra arti që nga fillimi i viteve 1700 me strukturë rrënjeësore, kapilarizuar në të gjithë botën dhe me të ardhura vjetore marramendëse. Me seli qendrore në Londër, sigurisht. Ndoshta ju kujtohen ankandet më të famshme të muajve të fundit, si përshembull Banksy me “Vajza me tullumbace”.

Se kush është Gjergj Kastrioti Skenderbej, çdo fjalë do ishte e tepërt.

Këto tre elementë ndërthuren dhe shfaqen në formë të papritshme edhe për artdashësit më të informuar.

Ishte viti 2008 kur për herë të parë do të dilte nga arkivi i veprave të artit të familjes aristokratike gjermane Schulenburg, (koleksioniste arti që nga mesi i dytë i viteve 1600) një veper e kosideruar gati anonime (për atë koleksion) që do të shitej rreth 50 mijë $ në ankand, nga Sotheby’s company.

Vecantia e historisë së kësaj pikture qendron në faktin se u ruajt e mbyllur që nga viti 1738 deri në vitin 2008, vit në të cilin u vendos të shitej jashtë koleksionit. Imazhi në të i qartë dhe ndriçues!

Sipas shkollës së rinascimento-s  italiane (terminologji që brenda përmban esencën e Vasarit, artist dhe arkitekt që e mendoi si nje rilindje nga format greke dhe romake të bukurisë së artit, statujave të së shkuarës dhe që do të thyenin idenë artistike të mesjetës), paraqitet një kalores aristokrat i ri. (shpesh aristokracia identifikohej në ideale kalorsiake) .

Paraqitet me armaturë të errët (armatura e ërret së bashku me shpatën jo vezulluese ishte veshje tipike për mësymjet që kryheshin natën në mënyrë që të mos shndrinin, ndryshe nga armaturat e zakonshme) me dorën në shpatën e zhveshur, në gatishmëri për të luftuar. Tërheqin vëmendjen detajet pasi po flasim për një periudhe ku artistet u kushtonin shumë vëmendje dhe nuk i vinin në mënyrë të rastësishme. Prej tyre kërkohej të ishin me një kulturë dhe mentalitet të spikatur: ”Piktori duhet të njoh pëlhurën si një endës, arkitekturën si kryemjeshtër, tokën si nje gjeograf dhe floren si një botanik” M.Friedlànder.

Elementë si gjerdani i artë që tregon origjinën fisnike dhe pozicionim mbizotërues në shoqëri, do të interpretoheshin sipas modelit thelbësor të përdorur në shkollën e rilindjes italiane, me paraqitjen e një fitimtari të gjithanshëm (ku guximi, bukuria, mirëqenia, largpamësia duhet të konvergjonin në të njejtën pikë, në njeë model ideal).

Titulli i veprës sic shënon në origjine: PORTRAIT OF A MAN-AT-ARMS, SAID TO BE GJERGJ KASTRIOTI, CALLED SKANDERBEG

Teksti përshkrues i piktures thotë (në gjuhë franceze): Tableau en planche, représ. le fameux Schanderb’

Përshkrim më i plotë dhe interesant gjendet në arkivat e Sotheby’s. Piktura rezulton e shitur për herë të parë në vitin 2008 nga arkivi i familjes që e mbante në pronesi. Është nxjerre perseri ne ankand dhe rishitur vete\ëm disa muaj peërpara (tetor 2020) me një Çmim perfundimtar rreth 30 mijeë euro.

Cmimi, qe rezulton i ulur ne krahasim me shitjen e viti 2008 (gati pergjysmuar) eshte i arritshem nga cdo istitucion shteteror. Brenda pak vitesh ekspozimi në një muze do shlyente koston fillestare te investimit vetem duke vene nje cmim modest bilete.

Ky link,edhe sot, në ditën që shkruhet ky artikull është aktiv, lexoheni për të bërë vlerësimet tuaja personale. https://ëëë.sothebys.com/en/buy/auction/2020/master-paintings/north-italian-school-16th-or-17th-century-portrait

Dy fjalë për “shkollën” artistike të periudhës.

Kur këta artiste arrinin kulmet e karrierës themelonin një shkollë të tyre ku punonin nxënës-cirak të rinj, në kërkim të përftimit të artit dhe teknikës të clilët shpesh merreshin me veprat e autorit e ky i fundit i kontrollonte apo korrigjonte. Në 1400-ën ”shkolla” të tilla u përhapen në disa vende të Europës dhe sipas vendit pasqyronin realitetin qytetar në të cilin ndodheshin dhe patën rol të rëndësishem në formimin e artisteve të kohës.

Piktura në fjalë, realizuar në dërrasë me tre elemente të ngjitura me përmasa 100 x 78cm. Edhe pse mban shënuar Shkolla e Giorgiones dhe Kavalieri (i thënë të jetë) Gjergj Kastrioti, me siguri paraqet interes të shihet dhe admirohet nga gjithkush, duke përfshirë në radhe të parë interesin e institucioneve.

Si rrjedhojë portretin shpresojmë një ditë ta admirojmë të ekspozuar në një nga muzeumet shqiptare. Kjo do të kërkonte analizë të veprës duke u nisur që nga autori, stili, certifikata kalim pronësie apo trashëgimie, deshira është të vërehet e gjallë fryma, vullneti dhe motivimi i fortë patriotik për të kultivuar, mbajtur, ruajtur e me tej, trashëguar vepra të tilla të rralla.

Përpjekjet e Shqipërisë sonë të vogël për përparim ekonomik e social duhet të përkojnë edhe me zhvillim kulturor në mënyrë që kush na viziton të përcoje nëpër botë edhe një copëz kujtesë nga faqet  e historisë sonë.

PORTRAIT OF A MAN-AT-ARMS, SAID TO BE GJERGJ KASTRIOTI, CALLED SKANDERBEG

Elemente të veçantë (gjysmëhenë si risjellje e nje mesazhi): detaj

Shkrim me iniciale të vendosura në krahun e djathtë:

Analiza e imazheve është e vështirë nga pikpamja e studimit të morfologjisë forense, në mungesë të provave. Giorgione probabilisht ka ndjekur një model të përshkruar, ndoshta i frymëzuar nga teoria e Leonardos mbi format dhe gjeometritë njerëzore, (kujtojmë për shembull njeriun Vitruvian, studimi i tij i famshëm). Më sipër dy imazhet vendosur krah njëri tjetrit, thjesht për krahasim kohor. Në të majtë imazhi në Stemën e Pallatit Scanderbeg në Romë (zona pranë të famshmes Fontana di Trevi, Palazzo Scanderbeg shekulli XV), në të djathtë imazhi (objekti i veprës në fjalë realizuar nga Giorgione apo shkolla-punishte e tij, datuar shekulli XVI) i një Skenderbeu të ri të një modeli ideal.

Modeli i punuar, ai i shkollës italiane.

Modeli i punuar, ai i shkollës italiane./Opinion.al

Share: