Home KRYESORE “Ju rrëfej vrasjen e Klodian Rashës nga policia”/ Zbulohet çfarë tha dëshmitari...

“Ju rrëfej vrasjen e Klodian Rashës nga policia”/ Zbulohet çfarë tha dëshmitari okular para grupit hetimor për krimin e 8 dhjetorit

“BalkanWeb” siguron ekskluzivisht rrëfimin e dëshmitarit okular të vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha. Ky i fundit u qëllua për vdekje nga një oficer policie gjatë natës së 8 dhjetorit, orar ku ndalohet lëvizja jashtë orarit policor.

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për “BalkanWeb” dëshminë e Marshas Aliaj, i cili ishte dhe personi i fundit që u ndalua nga policia për verifikim teksa ecte me makinë përgjatë rrugës ‘Dritan Hoxha’.

Aliaj u ndalua për verifikim nga polici Nevaldo Hajdaraj, që qëlloi edhe ndaj Rashës, dhe kolegu i tij i turnit. Ne deshmine e tij para grupit hetimor Aliaj ka treguar ngjarjen ne fjale ne detaje.

DËSHMIA
Nga materiali hetimor ka rezultuar se është pyetur ne cilesine e personit qe deklaron rrethana te dobishme per hetimin shtetasi Marash Aliaj, ku nga deklarimi ka rezultuar se ka ne përdorim nje automjet, te llojit autoveture te markes “Suzuki”, ngjyre te bardhe me targa AA XXX XD, ne pronesi te shtetasit me inicialet B. R., automjet te cilin e perdor per arsye familjare. Sipas deklaruesit, me date 08.12.2020, rreth orës 01:00 minuta, ka qene duke levizur ne rrugen: “Dritan Hoxha”, me drejtimin nga vendi i quajtur Laprake ne drejtim te vendit te quajtur “Zogu i Zi”. Sipas deklaruesit, ne momentin kur ka qene perballe me vendin e quajtur “Kupola” pranë semaforit, ka parë nga larg se nje automjet policie ia ka bere me drita te gjata, me shenje për te ndaluar. Pasi ka parë nga pasqyra automjetin e policisë i është përgjigjur shenjës se ndalimit, ka hapur krahun dhe ka ndaluar mjetin prane hotel “Dilo”, ku njëkohësisht prapa mjetit te tij ka qene dhe automjeti i policisë. Sipas deklaruesit, nga automjeti i policisë ka zbritur një punonjës policie, i cili është afruar pranë automjetit duke i kërkuar dokumentet e mjetit. Sipas deklaruesit, është bindur urdherit te punonjesit te policisë dhe ka filluar qe te jape dokumentet. Sipas deklaruesit, ne keto momente ka pare perpara automjetit te tij, ne krahun e djathte, nje punonjes policie, i cili po ndiqte një person me vrap duke kaluar rrugën ne krahun tjeter, duke shoqeruar edhe me fjalet “ndalo, policia!” ne drejtim te ketij shtetasi qe po largohej me vrap. Sipas deklaruesit, veprimet e mesiperme i kane terhequr vemendjen dhe me ane te shikimit ka pare se shtetasi qe po vraponte dhe punonjesi i policise qe po e ndiqte kane hyre ne nje rrugice, e cila korespondon perballe me hotel “Dilo”, e cila te con prane ish-Shkolles se Partise. Sipas deklaruesit, gjate ketij momenti, punonjesi i policise, i cili i kishte kerkuar dokumentet, dhe po ndiqte me sy kolegun e tij, i ka kthyer dokumentet e mjetit dhe pasi ka mbyllur automjetin e policise, ka vrapuar duke kaluar rrugen me qellim te ndiqte drejtimin nga iku shtetasi ne fjale dhe punonjesi i policise. Sipas deklaruesit, ne keto momente i ka kerkuar punonjesit te policise nese mund te levizte por ky i fundit nuk i ka kthyer pergjigje. Sipas deklaruesit, gjate kesaj kohe ka qendruar ne automjetin e tij pa levizuar fare, ku pas disa minutave ka degjuar nje krisem si ajo e armeve te zjarrit dhe ka degjuar nje ze personi i cili ka thene se “e vranë”. Sipas deklaruesit, pas ketij momenti ka dale nga automjeti, eshte afruar drejt vendit ku kishte degjuar krismen dhe ulerimen, rreth pesembedhjete metra larg, ne rrugicen qe kufizohej me nje servis automjetesh. Sipas deklaruesit, pasi eshte afruar ne rrugice, njekohesisht ne kete vend eshte afruar nje punonjes policie, i cili ka shikuar ne drejtim te nje personi, i cili ishte shtrire ne toke, ku pas disa sekondave ne kete vend ka shkuar dhe nje punonjës policie tjetër me vrap, i cili i eshte drejtuar kolegut duke i thene se cfare donte qe kishte shtire me arme. Sipas deklaruesit, pas rreth nje minute ne vendin e ngjarjes kane shkuar punonjese te tjere te policisë, te cilet jane afruar prane shtetasit te shtrire dhe nga ky moment punonjesit e policise i kane kerkuar qe te largohej nga vendi. Sipas deklaruesit, ai ka qene rreth pese metra prane personit qe ishte shtrire, dhe kur eshte afruar ka pare qe personi i shtrire ishte me koken ne drejtim nga rruga kryesore prane murit dhe kembet ne drejtim te rrugicës ne krahun tjeter. Sipas deklaruesit, gjate kohës qe ka qëndruar, nuk ka dëgjuar komunikime apo debate te tjera. Sipas deklaruesit, personi qe po ndiqte punonjësi i policisë me personin qe ka pare shtrire ne toke ishte i njejti. Sipas deklaruesit, punonjesi i policise qe eshte afruar i pari ne vendin e ngjarjes ishte punonjesi qe e ka ndjekur qe ne fillim personin e shtrire, ndersa punonjesi i policise qe eshte afruar i dyti ne vendin e ngjarjes ka qene punonjesi i policise qe i kishte marre dokumentet e mjetit.
(BalkanWeb)

Share: