Home KRYESORE Përplasja për zyrat e FRD, Sali Shehu: Nuk ka burrë nëne që...

Përplasja për zyrat e FRD, Sali Shehu: Nuk ka burrë nëne që t’i marr

Ka reaguar kreu i FRD-së pas përplasjes që ndodhi ditën e sotme pranë zyrave të kësaj force politike.

Në një dalje për mediat ai ka falënderuar të gjithë gazetarët dhe në veçanti Petrit Vasilin për mbështejten.

Sa i përketë shkresës ai është shprehur se nuk ka burrë nëne që të marrëzyrat e FRD.

“Unë mendoj se i vetmi pushtet i demokracisë është media, ju përshëndes për misionin. Më lejoni t’iu them se e falënderoj shumë z.Vasili për solidaritetin, përkrahjen. “Dardha e ka bishtin mbrapa”, themi ne në Dibër. Nuk ka burrë nëne mbi tokë që t’i marrë këto zyra, se janë të FRD. As banditët e pushteti, as njeri mbi tokë. Jemi këtu për t’iu thënë shqiptarëve se jemi bashkë për një gjë më të mirë. As në kohën e Enver Hoxhës nuk ka ndodhur që të nxjerrës partinë nga zyra”,- shprehet Sali Shehu.

Ndërkohë që vetë Shehu ka sqaruar se si ka nisur përplasja, e cila sipas tij filloi që në orët e para të mëngjesit.

“Në mëngjes u futa në zyrë dhe prita të vijë stafi. Mora telefonatë poshtë, që më thanë se më kanë ndaluar hyrjen. Tentova të lidhem me z.Veliaj, por nuk më është përgjigjur. Unë njoftova të gjitha mediat dhe drejtuesit e shtetit, kryeministrin, kryetarin e bashkisë, presidentin, do të njoftoj edhe selitë diplomatike. Një gjë është e sigurt, kjo do të jetë epiqendra e situatës në Tiranë. Do ja dalim, se kemi bindje që gjithë partitë që janë rreshtuar në krah të kësaj situate, kanë mbështetje nga shqiptarët, këtë do ta vërtetojë 25 prilli dhe këta pastaj të gjejnë vend të futen. Kam njoftuar zyrtarisht prokurorin e Tiranës, që do të sjellë grupin e gatshëm për të vërtetuar dhunën e ushtruar ndaj stafit të FRD dhe Presidentit”, theksoi ai./Opinion.al

Share: