Home KRYESORE Rama e ironizoi, reagon Shpëtim Idrizi: Lidheni se ka roitur

Rama e ironizoi, reagon Shpëtim Idrizi: Lidheni se ka roitur

Gjatë një takimi online me kandidatët e PS për zgjedhjet e 25 prillit, kryeministri Edi Rama ka krahasuar gjithashtu edhe kundërshtarët e PD dhe aleatëve.

Gjatë fjalës së tij Rama nuk ka lënë pa përmendur edhe kreun e PDIU, Shpëtim Idrizi teksa me ironi ka pyetur nëse votoheshin apo jo kudërshtarët.

“Kush mund t’i fitojë betejat që i duhen Shqipërisë nëse jo ne?! Kush mund ta çoje këtë vend më tej përpara përveç nesh? Kush? Cili, cila? Shqiptarët që si ka lënë mendja, veshjet peng me fajde tek Monika, apo tek Saliu e Ilirit. Sot kanë nxjerrë para një dhëndër, janë nisur për dasme, me kalastrenat e Dukës, me kecat e Tym Idrizit, me vetullat e Dules, me preshin e Tritanit, kasetat e Salianitt, apo gërnetat e Mesilës. Kurrë që në historinë e saj, Shqipëria nuk e ka parë këtë tablo krushqish. Kam frikë se do ta çojnë nga varrin Çeço Musarajn, ta hedhë në gjyq Lulin për të drejtën e autorit. ‘Kapella, kapella’, tani mu kujtua Grida, krushka nga Kavaja. Karvanin e mbyll Paloka, me barkun ku i nxjerr kudo bardhaku. Është për të qartë me ‘oi’ se ku u katandis pas 30 vitesh PD. Po kur thonë “Shqipëria fiton!”. Oh zot po me kë fiton? “- ka thënë Rama.

Pasi kryeministri Edi Rama i përmendi nuk ka munguar dhe reagim nga kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi.

Nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’ Idrizi ka kujtuar një bisedë me mikun e tij Kim Mehmeti, teksa shkruan se Rama duhet lidhur pasi ka roitur.

REAGIMI I IDRIZIT
Lidheni se ka rroitur Edvin Rama .

Sot mu kujtua miku im Kim Mehmeti:
Me thote ne nje nga bisedat tona :
Shpetim nuk eshte faji i Rames po i joni si popull, se :
EDVIN RAMEN PO SHKOJ NE SPITAL STA KTHEJNE ME MBRAPSH ….

Kujtojmë se Rama sot mes ironisë dhe duke mos i kursyer nofkat tha se PD bashkë me aleatët ‘janë nisur për dasmë, me dhëndrin (Bashën) me kecat e Tym Idrizit”.

Share: