Home KRYESORE “Rama është si Skënderbeu”, Luljeta Bozo: Spiropali duhet të jetë më e...

“Rama është si Skënderbeu”, Luljeta Bozo: Spiropali duhet të jetë më e vetëpërmbajtur

Inxhinierja Luljeta Bozo deklaroi në ABC se Elisa Spiropali duhet të jetë me e vetëpërmbajtur për etiketimet që përdor nga kreut të qeverisë Edi Rama. Ajo theksoi se duhet ruajtur mesi i artë pasi ekzagjerimi nuk i bën mirë asnjë njeriu.

Bozo u shpreh përballë gazetares Jonida Shehu në “Radarin Informativ” se është bërë shumë punë nga qeveria socialiste, por shtoi se ka mes tyre edhe punë që nuk janë bërë mirë.

Elisa Spiropali thotë që Rama është Skëndërbeu. Ju çfarë këshille do i jepnit?

Unë do i thoja të ishte më e vetëpërmbajtur. Mesi është i artë. Nuk i bën mirë njeriu ekzagjerimi i tepërt. Punë janë bërë shumë dhe punët duken. Çdo punë lë një gjurmë. Unë nuk pajtohen me atë që nuk është bërë asgjë.

Unë ju kuptoj që jeni pozitive në shumicën e gjërave por a janë bërë mirë?

Ka edhe gjëra që nuk janë bërë mirë

/mv.abcnews.al

Share: