Home KRYESORE Rama flet për listën e PS dhe kujton sërish suksesin e Nanos

Rama flet për listën e PS dhe kujton sërish suksesin e Nanos

Kryetari i PS Edi Rama gjatë një daljeje publike ka komentuar listat e kandidatëve të forcave politike per zgjedhjet e 25 Prillit. Duke folur për listën e PS, Rama tha se është një listë që reflekton shoqërinë.

Edhes sot , ashtu si një ditë më parë Rama kujtoi drejtuesin historik të PS Fatos Nanon, ndërsa tha që nën drejtimin e tij PS e pati pikë referimi ndryshimin.

“Si e shoh unë karakterin e forcave që janë të përcaktuara në fushën e ndeshjes së 25 Prillit.

PS e mishëron në formacionin e saj më shume se asnjëherë më parë karakterin e vetë shoqërisë. Ne kemi një skuadër që shkon përtej PS dhe që refelekton fuqinë tonë të ndryshimit, e cila është pika e parë e manualit të drejtimit të PS, që lindi nga një fuqi vetëndryshimi në kushte historike-dramatike dhe që nën drejtimin e Fatos Nanos e pati pikë referimi vetë ndryshimin.

Gjatë gjithë periudhës së drejtimit tim jam përpjekur ta gdhend dhe ta bëj më të thellë këtë bindje. Jam i bindur që kjo është e vetmja mënyrë për një parti për t’i rezistuar kohës dhe për të mos u kthyer në një forcë që reflekton vetëm veteveten dhe nuk reflekton shoqërinë”./Opinion.al

Share: