Home KRYESORE Shkoi me urgjencë në Vlorë pas sherrit? Kuliçi flet për Abcnews.al: Po...

Shkoi me urgjencë në Vlorë pas sherrit? Kuliçi flet për Abcnews.al: Po shoh Juventusin me Leskajn

Mbrëmjen e sotme në Vlorë në kulmin e debatit dhe lajmeve se Bujar Leskaj mund të largohet, në Kryesinë e PD-së së qytetit bregdetar arriti Agron Kuliçi, ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Por përse shkoi ai?

Abcnews.al kontaktoi me zotin Kuliçi i cili dha versionin e tij duke e mohuar se vajti me urgjencë në Vlorë për të sheshuar debatet.

Isha për qejf në Vlorë. Piva edhe një kafe me zotin Leskaj. Unë jam anëtar i Këshillit Kombëtar, ish-këshilltar i grupit parlamentar, jam pjesë e strukturave të PD-së” tha ai.

Por a ishte pjesë e takimit në kryesinë e PD? “Nuk kam lidhje me takimin. Jam takuar me Bujar Leskajn për qejfin tim dhe një grup shokësh, e kishim lënë për të parë ndeshjen e Juves me Porton bashkërisht” tha ai për Abcnews.al.

Agron Kuliçi thotë se Bujar Leskaj është në krye të detyrës. “Është lajm i pavërtetë, Bujar Leskaj është në krye të detyrës. Të gjitha janë shpifje dhe trillime të dala nga goja e zotit Edi Rama, kryeministër i vendit” përfundoi ai.

Nada Meçorapaj, ish-deputete e PD në Vlorë dhe kandidate për zgjedhjet e 25 prillit në një prononcim për Abcnews.al sqaroi debatet e forta mbrëmjen e sotme në kryesinë e degës së qytetit bregdetar për listat.

Meçorapaj hodhi poshtë zërat për një dorëheqje të drejtuesit politik, Bujar Leskaj, por nuk i mohoi debatet, që i cilësoi reaksione normale pas shpalljes së listave (lexo ketu).

Në një deklaratë shpërndarë për mediat, PD thotë se lajme të tilla janë shpifje dhe trillime nga Edi Rama (lexo ketu).

LISTA e PD-së Vlorë
Bujar Leskaj
Ina Zhupa
Fatjon Veizaj
Arber Agalliu
Gezim Ademaj (PDIU)
Nada Daullja
Jolio Dine
Julian Zoto
Nada Meçorapaj
Lasko Milto Nasti (PBDNJ)
Atird Hoxhaj
Alta Hazizi
Lorenc Dane
Edmond Fetah
Maniola Cikuli
Hysni Sharra
Ilir Gunbardhi
Afrovita Dhimojani

/ db/ Abcnews.al

Share: