Home KRYESORE Socialistet e dores se pare, edhe ushtaret me meditje!

Socialistet e dores se pare, edhe ushtaret me meditje!

Nga Irena Beqiraj

“Vajza e para e listes se Shkodres eshte yll -tha Kryeministri – edhe nuk mund ti themi shko regjistrohu tek baza e Partise, ta torturojme atje . Partia duhet hapur “.

Tek e degjoja dje, nuk me shqetesoi fati i vajzes nga Shkodra ,ajo ka shume shembuj te meparshem per ta parashikuar fatin e saj , por me shqetesoi argumenti i vjeteruar edhe menyra sesi KM e shikon bazen.

Argumenti i vjeteruar !

As hera e pare as hera e fundit, qe ky argument vazhdon perdoret megjithese nuk ka lidhje as me hapjen e as me pulsin e partise. I morri nga Kosova, njerin e shpalli Gjeni , e katapultoi edhe Sekretar te Pergjithshem te Rinise ne parti , por sapo te dy palet i njohin mire objektivat e njeri tjetrit, kimia prishet . Te katapultuarit, humbasin mbeshtetjen e vetme qe kane ne ate Parti, edhe harrohen . Emrat e tyre, profilet e tyre , te fryra me dashje, nuk jane gje tjeter vetem disa ngjyra me shume ne tablone ku vendin kryesor e zene nje grusht njerzish. Ka kaq shume shembuj ne keto 15 vjet, sa ky status do perfundonte neser.

Modeli i ndjekur eshte i thjeshte. I pari nuk ndryshon , ndryshojne “te besuarit e tij” qe padyshim nje nje pike lodhen e merziten, qejfmbetur edhe mund te rebelohen. Prandaj duhet “plus I ri ne parti” , prandaj duhen te besuar te rinj te palodhur , joqejfmbetur , qe mjafton tu pergedhelesh egon me fjaline ” duam te behemi ne si ty ” , jane te gatshem te terheqin karvanin e nje drejtimi te rezauruar.

Percaktimi i bazes .

E pra, qartesisht ne mendjen e kryetarit paska socialiste te dores se pare nga ato qe I imponohen bazes, direkt nga kryetari , ne krye te listave si pulsi i ri . Keto yje , nuk mund asesi te bejne stazhin e nevojshem ne bazat e partise , sepse me kast , ato duhet te jene te shkeputura nga baza persa kohe nuk kane “provuar besnikerine ndaj kryetarit”

Sepse bazat e partise ne konceptin e kryetarit nuk jane gje tjeter vecse ushtare me pagese, te cilet hidhen ne lufte jo sepse kane ideale edhe besojne tek partia , programi i saj , apo kandidati per deputet qe u vjen si pakot e vitit te ri. Por thjesht duke punuar per partine sigurojne vendin e punes , pagesen per te jetuar. Madje sa me pak lidhje te kene te ardhurit rishtazi ne krye te listave me bazen, aq me lehte eshte per kryetarin ti eleminoje me nje te rene te lapsit , sic i katapultoi, ne rast rebelimi.

Asesi ushtaret nuk mund e nuk duhet te kene ane, preferenca kush e drejton partine , as ze as fjale , ato thjesht jane aty me nje qellim te fitojne luften elektorale bashke me te edhe pagesen nepermjet vendit te punes .

Kjo eshte partia! Per kedo antare te thjeshte qe lendohet me keto rreshta, une padyshim jam nje tradhetare , por kjo nuk e shpeton ate nga statusi i ushtarit me meditje.

Share: