Home KRYESORE Tahir Muhedini: Me ju, për nderin e amanetin.

Tahir Muhedini: Me ju, për nderin e amanetin.

Gjatë fillimeve të jetës demokratike në fillim të viteve 90-të, një grup njërëzish të paktë filluan të angazhoheshin për kauzën si pjesë e një amaneti e trashëguar nga të parët tanë, të cilët deri në atë kohë kishin ndërruar jetë;

Si dhe peng i prindërve të disave prej nesh të cilët ishin akoma gjallë, mirë apo keq do e gjykojë historia, ndër ta isha dhe unë në rolin e anëtarit të shoqatës cameria dhe më vonë si një ndër themeluesit e kryetari i parë i PDI-së, ku përballë disa rrethanave në vitin 2011, në emër të unitetit vendosa të hapja rrugë për të qënë një parti e vetme dhe, duke dhënë dorëheqjen si kryetar i PDI-së një partie parlamentare, e cila u ngrit nga hici për të kandiduar e vetme nën siglën e sajë, sepse në vetëdijen time respekti për njëri tjetrin, kauzen dhe martirët tanë, ka qënë mbi egon personale.

Ndryshe nga prentimet e atij viti, sot gjendemi përpara disa fakteve, ku të shkatërrojmë ato pak gjëra të arritura ndër vite, për një ose dy mandate “të sigurta”, sepse pa to, disa prej nesh e kanë të pamundur mbijetesën, ose të vazhdonim rrugëtimin tonë që për hir të vërtetës ska qënë aspak e lehtë.

Duke kapërcyer heshtjen disavjecare ku shpresa se gjërat do të ndryshonin, si dhe duke analizuar rrethanat dhe situatën aktuale vendosa të kandidoj, hap i cili për mua dhe pse i vështirë, duket si stacioni i fundit i shpresës për të ndërruar kurs dhe për të cliruar atë krijim tonin të uzurpuar nga kolonia e drejtorëve të cilët nuk gëzojnë asnjë cilësi përvecse një diapazon të jashtzakonshëm për buxhetet dhe tenderat.

Do të shprehem në emrin tuaj nisur nga qindra mesazhet e ardhura këto ditë, për tju qartësuar panoramën dhe situatën aktuale, pir edhe shkaqet e veprimit tim e kështu për të qënë sa më transparent sepse më mirë se gjithçka në këto kohë na sherben vëtëm e vërteta ndaj njëri tjetrit.

Si njëri prej jush, unë smund të ulem në një tavolinë si i barabartë duke u bërë palë me atë të cilin ne çdo frymarrje të tijën mohon egzistencën tonë, madje kur 139 deputetë mbajtën një minutë heshtje në kuvend për martirët tanë të vrarë gjatë genocidit, ai qëndronte ulur duke nëpërkëmbur të gjallët po e po, por dhe të vdekurit, Dulen e famshëm pra.

Si njëri prej jush nuk mund të dakortësohem duke harruar të përfaqësojë camët në Vlorë, Fier, Durrës , Patos, Elbasan, Cërrik, Rrogozhinë, Peqin, Delvinë, Sarandë, Sukth, Shijak, Berat, Lushnje, Konispol dhe Tiranë e duke zhbërë me një marëveshje punën e viteve të tëra.

Ashtu si ju, unë nuk përfaqësohem nga celula e drejtorëve të partisë që të gjithë bashkë e ngritëm dhe të tjerët e trajtojnë si prone për të arritur të ashtuquajturat “mandate të sigurta”.

Ashtu si ju, ato emra nuk përfaqësojne asnjë qelizë tonën. Veprat dhe abuzimin që i kanë bërë për vite me rradhe emrit dhe kauzes, sepse as në ëndrrën më të mirë se kemi menduar që me policinë ndërtimore , doganat, agjensinë e ushqimeve, peshoret apo aksizat mund të afroheshim, qoftë edhe një hap më teper me kauzën tonë dhe, të na unifikoheshim për tu bërë të pandarë.

Unë ashtu si ju, nuk vendosa të kandidoj në listën e PS për të përcarë votat tona apo vullnetin për ti shërbyer Kryetarit të partisë në llogarinë e tij të numrave, thjeshtë gjeta një dritare të hapur ku një kusht e kisha të panegociushëm, çamerinë, me vetëdijen se mandatin dhe peshën politike e marr nga ju dhe, jo prej negociatave me kryetarët apo liderët, si dhuratë për ta ngritur kartonin cdo herë që kërkohet në këmbim të ndonjë ISSH ose Inspektoriati Ndërtimor.

Ashtu si ju mendoj se Orlando Rakipi, Nimet Musai, Tatjana Pirro, Teuta Rama, Marsida Hyseni janë një pjesë e krenarisë së komunitetit tonë çam. Me kontributin e dhënë ndër vite në shoqëri e kudo tjetër, me gatishmërinë për ti qëndruar njerzve pranë, bagazhin intelektual si dhe patriotizmin e ngulitur, i bën faktor dhe detyron këdo tjetër të tregojë respekt, dhe në asnjë rrethanë smund të pranojmë përbuzjen harresën e historisë dhe darkat Vangjeliste, në tryezat e përbashkëta, edhe sikur të gjithë të mirat e kësaj bote të servireshin, disa linja si kalojmë dot.

Unë ashtu si ju gjendëm përballë disa zgjedhjeve të mira, por vetëm një zgjedhjeje të gabuar e të pamoralshme, asaj zgjedhje ku xhelati darkon me viktimën ndodhur në 1944, dhe unë sikurse ju me krenari e vendosmëri i refuzoj.

Me ju, për nderin e amanetin.

Sinqerisht Tahir Muhedini.

Share: