Home KRYESORE VIDEO/Momenti i arrestimit të autorit të dyshuar si vrasësi i Kastratit

VIDEO/Momenti i arrestimit të autorit të dyshuar si vrasësi i Kastratit

Policia ka dhënë pasditen e sotme informacionin nzyrtar për kapjen e autrit të dyshuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit, Albert Zaja.

Policia bënë me dije se , në fshatin Larushk të Krujës, Forcat Speciale RENEA bënë të mundur lokalizimin, arrestimin Zaja.

Ndërkohë në njoftim theksohet se 37-vjeçari sapo ka parë se është rrethuar nga Policia ka tentuar të fshehë në baltë pistoletën dhe ka tentuar të largohet , por është kapur dhe prangosur nga Policia.

Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Nikla”.
Operacioni nga Forcat Speciale “RENEA”.
Kapet dhe vihet në pranga një nga autorët e vrasjes së shtetasit Shkëlzen Kastrati ndodhur më datë 01 shkurt 2021, në Fier.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë që e posedonte 37 vjeçari.
Në vijim të punës për dokumentimin e plotë të ngjarjes së datë 01.02.2021 dhe kapjen e autorëve, si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe informacioneve të grumbulluara në rrugë operative për vendodhjen e një prej autorëve të vrasjes së shtetasit Shkëlzen Kastrati, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Nikla”.
Në kuadër të operacionit , në fshatin Larushk të Krujës, Forcat Speciale RENEA bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit Albert Zaja.
37-vjeçari porsa ka parë se është rrethuar nga Policia ka tentuar të fshehë në baltë një armë zjarri pistoletë dhe ka tentuar të largohet , por është kapur dhe prangosur nga Policia.

Share: