Home KRYESORE Vila luksoze e shqiptarit dhe sjellja e tij çudit amerikanët, çfarë shkruhet...

Vila luksoze e shqiptarit dhe sjellja e tij çudit amerikanët, çfarë shkruhet për anëtarin e dyshuar të mafias italiane

Rrjeti investigativ OCCRP ka publikuar një shkrim të gjatë për shqiptarin Artur Shehu, i dyshuar se bën pjesë në grupin mafioz Italian Sacra Corona Unita.

Investigimi është publikuar në disa media amerikane krahas OCCRP, siç është Miami Herald.

Kjo për shkak se shqiptari 54-vjeçar ka një vilë luksoze në një prej zonave më të lakmuar në qyteti amerikan të Majemit. Përpara vilës luksoze janë të parkuar dy makina luksoze Mercedes.

Edhe pse në këtë zonë banorët krenohen për pasurinë e tyre, shqiptari mban një profil të ulët, shkruan gazeta. Në shkrim thuhet se pavarësisht se nuk është dënuar apo akuzuar ndonjëherë, prokurorët europianë mendojnë se ai është i lidhur me trafikun e drogës.

Ndërkohë, edhe pse është larguar dy dekada më parë nga Shqipëria, ai ruan interesa të forta biznesi në Shqipëri, ku ka grumbulluar një numër të madh pronash.

Disa e akuzojnë Shehun se i ka siguruar këto prona, kryesisht në bregdet, në mënyrë të paligjshme. Një vit më parë, emri i Shehut doli në mediat italiane pasi u mësua se ai kishte dhuruar tokë në bregdet një gjenerali italian.

Sipas Rai3, narkotrafikanti shqiptar i ka dhuruar gjeneralit 30 mijë hektarë tokë në një nga vendet më të bukura të bregdetit në Vlorë./Abc News.al

Share: