Home KRYESORE Zgjedhjet e 25 prillit, PD e PS hapin zyrtarisht nesër fushatën elektorale

Zgjedhjet e 25 prillit, PD e PS hapin zyrtarisht nesër fushatën elektorale

Nesër, më 25 mars nis zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e 25 prillit. Sipas news 24, Partia Socialiste do të çelë fushatën në orën 18:00 në një takim të organizuar në sheshin “Skënderbe”, për të vijuar më tej në të gjithë vendin.

Ndërsa, Partia Demokratike do të hapë fushatën në sheshin “Nënë Tereza” në orën 17:00. Në këtë ceremoni, së bashku me kreun e PD, Lulzim Basha, do të jenë të pranishëm edhe të gjithë kandidatët e Partisë Demokratike, në 12 qarqet e vendit./Opinion.al

Share: