Home KRYESORE Anglezët do të testohen për koronavirusin dy herë në javë, falas

Anglezët do të testohen për koronavirusin dy herë në javë, falas

Banorëve të Anglisë do t’ju jepet akses në kryerjen e dy testeve të shpejta të koronavirusit në javë, nga e premtja.

Qeveria ka zgjatur programin e testimit, ku anglezët do të bëjnë testin dhe do të marrin rezultatin brenda 30 minutave. Testimi do të jetë në dispozicion falas, informon abcnews.al.

Sekretari i shëndetit tha se kjo do të parandalojë përhapjen e virusit pasi masat të lehtësohen. Ndërkohë kritikët kanë thënë se ky vendim do të sjellë humbje të mëdha parash.

Vendimi vjen pasi kryeministri Boris Johnosn do të takojë kabinetin për të nënshkruar fazën tjetër të lehtësimit të masave në Angli, që parashikon hapjen e dyqaneve jo-thelbësore, hapjen e klubeve dhe hapjen e restoranteve që do të shërbejnë vetëm në ambiente të hapura, nga 12 prilli./e.b-abcnews.al

Share: