Home KRYESORE BKH drejt ngritjes, ambasada e SHBA: Mbështesim ata që luftojnë krimin

BKH drejt ngritjes, ambasada e SHBA: Mbështesim ata që luftojnë krimin

Ambasada e SHBA ka uruar 28 kandidatët e parë të përzgjedhur për Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Përmes një postimi në Facebook, ambasada amerikane shkruan se SHBA-ja do të vazhdojë të mbështesë SPAK dhe të gjithë ata që luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar në emër të popullit shqiptar.

“Urime dhe fat të mbarë burrave dhe grave që përfunduan me sukses procesin rigoroz të aplikimit dhe tani do të fillojnë trajnimin për Byronë Kombëtare të Hetimit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të mbështesin SPAK-un dhe ata që i përgjigjen thirrjes së detyrës për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në emër të popullit shqiptar. Presim së shpejti një thirrje tjetër për hetues të BKH-së, për të forcuar më tej këtë institucion të ri”, thuhet në reagim.

Komisioni i Posaçëm i Verifikimit të Pasurisë dhe Figurës mbylli ditën e djeshme verifikimin e kushteve të sigurisë për kandidatët që konkurrojnë për “Hetues” në Byronë Kombëtare të Hetimit.

Verifikimi i kushteve të sigurisë u zhvillua nën vëzhgimin dhe monitorimin e Komisionit të Pavarur të Rishikimit, të caktuar nga misionet e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian në Shqipëri/Opinion.al

Share: