Home KRYESORE Do e pësojë njësoj si ai i Elbasanit/ Mziu kërkon falje:Jam penduar...

Do e pësojë njësoj si ai i Elbasanit/ Mziu kërkon falje:Jam penduar thellë

Pas deklaratës së dhënë ditën e djeshme në një takim elektoral, kandidati i PD për deputet në Dibër, Xhelal Mziu ka kërkuar falje. Mziu përmes një deklarate për mediat thotë se mbështet zgjedhje të lira e të ndershme teksa thekson se komenti i tij ka ardhur për shkak të emocioneve të forta të momentit.

“Me sinqeritetin më të madh, shpreh keqardhjen time dhe pendesën time për komentin tim të panevojshem dje, për shkak të emocioneve të forta të momentit. Dua të jem i qartë: unë mbështes zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe jam KUNDËR dhunës! Jam penduar thellë për komentin tim dhe kërkoj ndjesë para gjithë shqiptarëve”, thotë Mziu.

Mziu iu ka bërë thirrje qytetarëve ditën e djeshme që të njoftojnë çdo rast të tentativës së blerjes së votës, ndërsa paralajmëron se do e pësojnë “si ai i Elbasanit” për ata që tentojnë të korruptojnë.

“Kemi ngritur grupet e gatshme. Nga sot e në vazhdim, çdo person i dyshimtë që lëviz në lagjet tuaja, mjafton një telefonatë dhe ai do ta pësojë njësoj si ai i Elbasanit”, tha Mziu./Opinion.al

Share: