Home KRYESORE Do jepte dorëheqjen nga PD nëse humb zgjedhjet? Ja si përgjigjet Basha:

Do jepte dorëheqjen nga PD nëse humb zgjedhjet? Ja si përgjigjet Basha:

Kryedemokrati Lulzim Basha është pyetur në emisionin “Opinion” nëse do të jepte dorëheqjen nga kreu i PD po të humbiste zgjedhjet.

Basha nuk  ka dhënë një përgjigje, duke thënë se nuk ka shanse që PD të mos triumfojë në zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa akuzoi qeverinë socialiste se në 8 vite nuk ka mbajtur asnjë premtim.

Çfarë do të ndodhë nëse humbet zgjedhjet?

“Objektivi i 25 prillit është përcaktuar nga shqiptarët, Shqipëria do ndryshim. Në fakt ndryshimi ka filluar pa ardhur 25 prilli. Nuk ka nëse, që Shqipëria ka nevojë për ndryshim e di çdo kush e di dhe Edi Rama. Por, nuk ka nëse. Kush do e sjellë ndryshimin? Një njeri që kishte 8 vite kohë dhe që tani bën kllounata dhe bën satelitin timin, 8 vite kohë e nuk arriti të përmbush një premtim, apo unë që i ka dhënë provat. Ndryshimin do e sjell PD, opozita e bashkuar, unë dhe ekipi im. Nuk ka asnjë shans për nëse, është 5 në 3 milionë. Edi Rama dhe 4 ortakët e tij dhe gjithë Shqiptarët. Nuk ka shansë.”-tha Basha./Opinion.al

Share: