Home KRYESORE Komiteti i Ekspertëve: Asnjë rast vdekje për shkak të vaksinës në Shqipëri

Komiteti i Ekspertëve: Asnjë rast vdekje për shkak të vaksinës në Shqipëri

Komiteti i Ekspertëve për Vlerësimin e Efekteve të Padëshiruara Pasvaksinore thotë se në vendin tonë nuk ka asnjë rast të fataliteteve që lidhen me aplikimin e vaksinës kundër COVID-19.

Në deklaratën për media, komiteti që kryesohet nga mjekja Gjeorgjina Kuli thekson se 2 rastet e fataliteteve të shënuara në vendin tonë në radhët e personave që kanë marrrë vaksinën, nuk kanë lidhje me aplikimin e vaksinën.

Komiteti shton se deri më tani nuk ka të dhëna apo argumente që mund të vërtetojnë një lidhje mes vaksinimit dhe fataliteteve të regjistruara.

“Komiteti i Ekspertëve për Vlerësimin e Efekteve të Padëshiruara Pasvaksinore i ngritur me urdhër të datës 08.01.2021 dhe i përbërë nga farmakologë, imunologë, infeksionistë, alergologë, specialistë të shëndetit publik, i kryesuar nga prof. dr. Gjeorgjina Kuli/Lito shqyrton periodikisht efektet e vaksinave anticovid.

Bëjmë me dije se deri më sot nuk ka asnjë rast të fataliteteve që lidhen me vaksinën dhe procesin e vaksinimit ndaj COVID19.

Sipas vendimit të Komitetit të Ekspertëve për Vlerësimin e Efekteve të Padëshiruara Pasvaksinore për 2 rastet e fatalitetit të pacientëve të cilëve u ishte aplikuar vaksina, nuk ka lidhje shkak-pasojë me aplikimin e vaksinës.

Komiteti Ekspertëve për Vlerësimin e Efekteve të Padëshiruara Pasvaksinore thekson se nuk ka asnjë të dhënë bindëse, apo argument shkencor, konfirmues që të vërtetojë apo demostrojë një lidhje shkakësore midis procesit të vaksinimit ndaj COVID19 dhe ngjarjeve fatale të raportuara.

Komiteti Ekspertëve për Vlerësimin e Efekteve të Padëshiruara Pasvaksinore do të vazhdojë të jetë në vëzhgim të gjithë raportimeve lidhur me ngjarje apo efekte të padëshiruara pas vaksinore në mënyrë që të sigurojë një proces sa më të sigurt dhe efikas”, thuhet në deklaratë./mv.abcnews.al

Share: