Home KRYESORE Kur do arrihet imunizimi i popullsisë? Manastirliu: Sot mbërrijnë vaksina të tjera...

Kur do arrihet imunizimi i popullsisë? Manastirliu: Sot mbërrijnë vaksina të tjera Pfizer dhe Sinovac. Qëllimi është që…

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e ftuar në Wake Up dha disa detaje për situatën e pandemisë. 

Ministrja bëri me dije se sot dhe nesër do të vijë një tjetër sasi vaksinash Pfizer por dhe Sinovac.

E pyetur se kur mund të arrihet imunizimi i popullsisë në 60 përqind, ministrja tha se plani ambicioz i vaksinimit masiv, synon që deri pranverën e vitit të tjetër të jenë vaksinuar të gjithë qytetarët.

Manastirliu në Wake Up: Kemi të përfshirë dhe mjekë dhe infermiere të FA, për të kryer sa më shpejt dhe lehtë procesin e vaksinimit

Kur do arrihet 60 përqind i imunitetit të tufës?

Ajo çfarë na ka treguar virusi, që na ka përball me të panjohura, si rrjedhojë e fatit që studimet e ende i kryhen, tani ne do vazhdojmë të vaksinojmë që pranverën tjetër të jetë vaksinuar çdo shqiptar.

Ndërsa për të gjithë dyshimet mbi vaksinë Astrazeneca Manastirliu tha se: Ne bazohemi në standardet e insiticiove të BE, EMA në asnjë moment nuk thënë për ndalimin e saj. Po përkundrazi. Benefitet e saj janë shumë më të larta se rrisqet. Komiteti ynë i imunizimit ka vlerësuar që të vijohet me përdorimin e saj.

Dhe astrazeneca nuk është ndaluar në vende të tjera , në Britani vijon përdormi i saj, tani shtete të ndryshe kanë disponibilitet të ndryshëm, se kjo hyn dhe në politikat e shteteve.Unë flas me gjuhën e ekspertëve, vaksinat në Shqipëri janë të sigurta dhe shmangin fatalitete.

Sa vaksina do vijnë ende?

Marrëveshja e covax ka disa pika ku ne blejmë vaksina të ndryshme. Sot do të vijojnë vaksina Pfizer 8100 të tilla, nga kontrata 500 mijë dhe gjithashtu dhe të tjera të sinovac.

Top Channel

Share: