Home KRYESORE Meta: Ramës i thash se partneri më serioz më doli Sali Berisha

Meta: Ramës i thash se partneri më serioz më doli Sali Berisha

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar debatin e para 5 viteve me kryeministrin Edi Rama për reformën në drejtësi.

Meta tha se i ka thënë Ramës në Kryeministri se ishte fatkeqësi që kishte bërë marrëveshje dhe se më seriozi në politikë në 27 vite i kishte dalë ish-kryeministri Sali Berisha.

“Te dhoma e luleve në kryeministri para 4-5 vjetësh, që bënte këto lojërat ky për reformën, ai me Gramozin dhe unë me Vasilin  dhe i fola pak rëndë. Dhe I them dëgjo këtu Edi Rama, më çmendët të gjithë se është fatkeqësi për këtë vend që kam bërë marrëveshje dhe pas 27 vjetësh më seriozi më ka dalë Sali Berisha, sepse vendi duhej të kishte prodhuar politikan të rinj.”-tha Meta./Opinion.al

Share: