Home KRYESORE Punimet në Unazën e Re, ARRSH: Ndryshon qarkullimi i automjeteve tek…

Punimet në Unazën e Re, ARRSH: Ndryshon qarkullimi i automjeteve tek…

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se do ketë ndryshim në qarkullimin e qytetarëve në Unazën e Re.

Sipas njoftimit, pasditen e sotme se do të eliminohet një nga rrethrrotullimet tek “Astiri”. Ndërkohë, lëvizja e Unazës nga bulevardi ‘Migjeni’ do të bëhet vetëm në drejtimin e lëvizjes Sheshi Shqiponja-Pallati me Shigjeta.

“Në vijim të punimeve për Lotin 1 dhe Lotin 2 të Unazës së Re, segmenti rrugor “Sheshi Shqiponja-Pallati me shigjeta”, ju bëjmë me dije se: Rreth rrotullimi provizor i krijuar në afërsi të ‘Ozone’ (Astir) do të eliminohet, si rrjedhojë lëvizja në të dyja drejtimet e rrugës ‘Teodor Keko’ do të vijojë pa kryqëzim në nivel. Aksesimi i bulevardit ‘Migjeni’ do të bëhet vetëm nga drejtimi i lëvizjes Sheshi ‘Shqiponja’ Pallati me Shigjeta’. Aksesimi i Unazës nga bulevardi ‘Migjeni’ do të bëhet vetëm në drejtimin e lëvizjes Sheshi Shqiponja-Pallati me Shigjeta. ARRSH do të bëjë njoftimin e radhës, në sajë të ecurisë së punës, për menaxhimin e trafikut në afërsi të ‘Sheshit Shqiponja’. Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të mjeteve dhe të banorëve!”, deklaron ARRSH./ Opinion.al

Share: