Home KRYESORE Veliaj jep lajmin e mirë në Këshill Bashkiak: Familjet marrin në dorë...

Veliaj jep lajmin e mirë në Këshill Bashkiak: Familjet marrin në dorë paratë për gjithë vitin 2021

Familjet e prekura nga tërmeti do të marrin të plotë bonusin e qirasë për gjithë vitin 2021.

Vendimi u mor sot në Këshill Bashkiak. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj bëri me dije se deri më sot janë likuiduar 7580 pagesa kesh DS1, DS2, DS3, ndërsa vijohet ende, teksa njësitë sjellin procesverbalet e tyre, për ata që kanë zgjedhur të marrin pagesën kesh dhe jo rindërtimin nga Bashkia e Tiranës.

“Të gjitha familjet që janë sot me bonus qiraje, me këtë vendim do ta marrin bonusin e qirasë gjatë gjithë vitit. Pra, nuk ka nevojë të mblidhemi çdo muaj, por vendosim sot për të gjithë pjesën e mbetur të vitit. Sigurisht, bonusi i qirasë ndërpritet në momentin kur familjari do të marrë shtëpinë e re sepse kemi një mundësi për t’i përdorur paratë për ata që ende kanë nevojë, ndërkohë që kemi zgjidhur hallin e dikujt që është futur në shtëpinë e re”, u shpreh Veliaj.

Top Channel

Share: