Home KRYESORE VIDEO/ Mbërrijnë në Rinas edhe 50,000 doza të vaksinës AstraZeneca

VIDEO/ Mbërrijnë në Rinas edhe 50,000 doza të vaksinës AstraZeneca

Në aeroportin “Nënë Tereza” kanë mbërritur edhe 50,000 doza të vaksinës anti-covid, AstraZeneca.

Siç duket në videon e publikuar nga kryeministri Rama në rrjetet sociale, vaksinat në Rinas janë pritur nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj.

Ndërkohë, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se priten edhe mbi 200 mijë doza të vaksinave anti-covid javën e ardhshme.

“Vaksinat do të jenë pjesë e procesit të validimit dhe do të shpërndahen në qendrat e vaksinimit. Janë mbi 400 mijë vaksina të mbërritura në Shqipëri, janë mbi 320 mijë doza vaksine të administruara dhe mbi 230 mijë të moshuar që kanë marrë dozën dytë të vaksinës. Nga java e ardhshme, nga nesër presim mbi 200 mijë doza vaksine”, tha ministrja Ogerta Manastirliu./Opinion.al

Share: