Home KRYESORE Kim: SHBA krah Shqipërisë deri sa të arrijmë fundin e pandemisë

Kim: SHBA krah Shqipërisë deri sa të arrijmë fundin e pandemisë

Pasditen e sotme ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ishte e pranishme në në takimin e zhvilluar me infermierët të amfiteatrin tek Liqeni i Tiranës.

Teksa falenderoi infermierët dhe mjekët për punën e tyre gjatë pandemisë, Kim tha në fjalën e saj se SHBA do të jenë në mbështetje të Shqipërisë deri në fund të pandemisë.

Gjithashtu, ambasadorja shprehu ngushëllimet për mjekët që humbën jetën në luftë me COVID-19

 “SHBA e ka ndihmuar Shqipërinë me më shumë se 2 milion dollarë për të luftuar Covid. Ne siguruam trajnim për trajnimin e infermierëve. Siguruan automjete për t’i dhënë mundësinë profesionistëve për të kryer gjurmim të kontakteve. Të gjithë këto janë mbështetje për personat që kanë bërë punën më të madhe në këtë luftë me koronavirusin. Ju keni frymëzuar gjithkënd, treguan durim forcë, sakrificë vetëmohuese dhe ne do të jemi krah jush. Për këtë arsye sot është në nderin tim të ndodhem mes heronjve të Shqipërisë për t’ju treguar respektin për personat dhe kolegët që keni i humbur. Zotohem që do të vazhdojmë krah jush dhe me ju deri sa të arrijmë dritën në fund të tunelit”, tha Kim./ Opinion.al

Share: