Home KRYESORE Lule borë sfidon Covid 19 me një tur koncertor Pogradec, Dibër e...

Lule borë sfidon Covid 19 me një tur koncertor Pogradec, Dibër e Madhe, Strugë, Korçë

Kuinteti Albanian Excellence, pjesë e  orkestrës Albanian Excellence nga viti 2018 , është krijuar në vijim të politikës thelbësore që Qëndra Albanian Excellence po zhvillon nga viti i  themelimit të saj më 2012 ,  në evidentimin e  personaliteteve shqiptare në botë  dhe në bashkimin e tyre në një trajektore artistike me personalitete shqiptare që jetojnë në Shqipëri dhe në trojet amtare . Qëllimi i këtij grupimi muzikor,  i cili shënoi suksesin e parë në publik, në shtator të vitit 2020, kur mori pjesë në shtator të vitit 2020, në Mbrëmjen Gala të Bienales së Parë të Karikaturës Botërore zhvilluar në Pogradec, është  eividentimi dhe përcimi i muzikës së mirëfilltë shqiptare, njohja e saj nëpërmjet një stili të ri modern dhe të përpunuar në arenën ndërkombëtare  dhe ne hapsirën mbarëshqiptare. Kuarteti përbëhet nga personalitete të muzikës instrumentale si dhe muzikës operistike si : Smerald Spahia (violionë-Spanjë), Eritan Kamolli(violin-Shqipëri)  Blerim Grubi (  violë-Maqedonia e Veriut),   Gëzim Belegu (violoncelë-Shqipëri), Altin Tomaj (Fizarmonikë-Shqipwri). Solistë të këtij konceti janë  dy solistët e njohur nga Nju Jorku : Dëshira Ahmeti (soprano, gjithashtu sopranoja e parë e Operës së Shkupit) dhe  Kreshnik Zhabjaku (bariton). Ky tur koncertesh është parashikuar të organizohet si një tur në pjesën juglindore të vendit Pogradec-Korcë) dhe në pjesën lindore të Maqedonisë së Verit  (Strugë dhe Dibër e Madhe). Është një vlerësim e falenderim për të gjitha Bashkitë  dhe komunat që fatmirërisisht kanë mirëpritur këtë koncert i cili zhvillohet në kushtet tejet të vështura të krijuara nga Covid 19, si një  homazh mirësie  dhe shprese për sëmundjen e shekullit. Pas një pune disa mujore që grupi i punës ka zhvilluar në të gjitha qytetet e përmëndura ka arritur të përzgjedhë këngë tipike të vendeve ku do shkojmë . Koncertet do të zhvillohen në open air , ndërkohe që  Kuarteti do të organizojë njëkoncert bamirësie për fëmijët romë të qytetit të Pogradecit, ne kompleskin Nehemia .

Kuinteti së bashku me solistët do të interpretojë këngë autoktonë përktatësisht të qytetit ku  do të jepet koncerti apo të zones, përpunuar nga mjeshtri Shpëtim Saraci. Është e rëndësishme të nënëvizojmë se  në këtë tur koncertesh  të titulluar Lule Borë,  si një premierë botërore  do të interpretohet,  pjesa e kompozuar nga artisti  Agim Kola me banim në  Nju Jork, kushtuar  Viktimave të Covid 19. Koncertet do të paraprihen nga një ekspozite vetjake kushtuar Covid 19, nga piktorja shqiptare me banim në Kroaci  Lena Marku,  dhe nga nje seri karikaturash   të  kaikaturistit të njohur, Agim Sulaj të cilat u pezantuan në  Bienalen e parë të karikaturës nderkombëtare Niko Nikolla, zhvilluar vitin e kaluar në  qytetin e Pogradecit, kushtuar sërish Covid 19 .

Share: