Home KRYESORE Sali Berisha paralajmëroi padi ndaj Anthony Blinken, vjen reagimi i parë nga...

Sali Berisha paralajmëroi padi ndaj Anthony Blinken, vjen reagimi i parë nga DASH

“Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit i tha Zërit të Amerikës se ‘nuk janë në dijeni të ndonjë padie gjyqësore’ në përgjigje të deklaratës së zotit Berisha për të ngritur padi ndaj Sekretarit Blinken për shpifje”, ky ishte njoftimi i “Zërit të Amerikës”, në Twitter.

Ditën e sotme, ish-kryeministri Sali Berisha paralajmëroi ngritjen e një padie ndaj sekretarit amerikan të shtetit, Anthony Blinken. Ishte Blinken ai që dha njoftimin se ai dhe familja e tij janë shpallur “non grata” në SHBA.

Sipas Departamentit të Shtetit, në kapacitetet e tij si kryeministër në veçanti, Berisha “u përfshi në akte korruptive, të tilla si keqpërvetësimi i fondeve publike dhe ndërhyrja në proceset publike, përfshirë përdorimin e pushtetit të tij në përfitim personal dhe për të pasuruar aleatët politikë dhe anëtarët e familjes së tij në kurriz të besimit të publikut shqiptar te institucionet qeveritare dhe zyrtarët publikë.”

Top Channel

Share: