Home KRYESORE Shpirti zhvishet mes vargjesh

Shpirti zhvishet mes vargjesh

Nga Gladiola Busulla

Bota përgjon fytyrën
që fshihet pas maskës.
Ditënatë e pështjelluar.
Vetmi ishulluese –
nën pëlhura të zhubrosura.
Dashuri ngurosëse si vështrimi i Meduzës.
Nuk mund të rendësh me galop,
hipur mbi një gërdallë të vjetër
si Rosinanti.
Kur jeta plazmohet në librin e kohës,
si trillet tinëzare
që përvijojnë paradokset.
Dhe shpresa mbështillet,
me kokrriza të njëtrajtshme graniti
për të mos fluturuar me erën.

Share: