Home Gjeo-Ekonomia A duhej rritur në këtë moment borxhi publik?

A duhej rritur në këtë moment borxhi publik?

Nga Bardhi Sejdarasi

Debati për borxhin dhe nivelin e tij në raport me prodhimin e përgjithshëm të brendshëm duhet parë i lidhur ngushtë me nxitjen e ekonomisë shqiptare pas dy goditjeve që ajo pësoi me tërmetin dhe pandeminë. Sa të drejtë kanë kritikët dhe mbështetësit e këtij niveli të borxhit publik?

Nisma e fundit e qeverisë për të ndryshuar treguesit e borxhit nëpërmjet një akti normativ, ka përplasur ide dhe opinione të ndryshme të ekspertëve dhe zyrtarëve të ndryshëm. A duhej rritur në këtë moment borxhi publik? A është ky tregues një shkelje e Kuadrit Makroekonomik të 2017-ës?

Në një situatë normale ekonomike dhe financiare, borxhi publik është mirë të jetë jo më shumë se 2 për qind e prodhimit të brendshëm bruto. Ky është një standard i kërkuar dhe i synuar. Shqipëria, si rrallë herë është goditur nga dy ngjarje të rënda, tërmeti i nëntorit të 2019 dhe pandemia. Kjo e fundit i ka rekomanduar botës ekonomike që të mos i llogarisë, deri në përballjen e pandemisë, treguesit e borxhit publik. Kjo është aq e vërtetë sa Komisioni Europian i ka rekomanduar vendëve anëtare që të synojnë nxitjen e stimulimin e ekonomisë pa u kujdesur shumë për borxhin publik. Shifrat në secilin shtet të Europës dhe më gjerë e tregojnë këtë.

Rritja e deficitit buxhetor shqiptar me më shumë se 120 miliardë lekë apo afro 1 miliard euro nuk shfaq thyerjen e rregullit fiskal, i cili gjithashtu ishte thyer më parë, në buxhetimin e tërmetit të nëntorit të dy viteve më parë.

Qoftë mbështetësit, qofshin kritikët e ndryshimit të buxhetit 2021, nuk i shohin këto ndryshime nga fakti që treguesit e të ardhurave të buxhetit nuk preken.

Për ata që ende nuk i kanë njohur treguesit fiskale të muajit të fundit, duhet të mësojnë se plani i të ardhurave për janar maj është realizuar 104 për qind, arka e shtetit ka grumbulluar 192 miliardë lekë. Tatimet dhe doganat kane realizuar përkatësisht me më tepër se 19 dhe 30 për qind të ardhurat e planifikuara. Këta tregues i shërbejnë sakaq edhe konsolidimit fiskal.

Rikujtojmë se janë ndryshuar të ardhurat, në rritje, me dy akte normative të mëparshme, të cilat debatuesit e buxhetit i kanë harruar.
Shpenzimet për periudhën janë në masën 97 për qind ose rreth 200 miliardë lekë, ndërsa deficiti si pesë muaor jo më shumë se 20,3 miliardë lekë.

Strategjia e ndryshimit të buxhetit mbështetet edhe nga fakti se, ndërsa recensioni i ekonomisë për 2020 u shënua me 3,3 për qind, ai ishte planifikuar dyfish, pra 6,1 për qind. Në këto kushte, është e nevojshme të relaksohet biznesi dhe të rriten shpenzimet buxhetore. Një tjetër tregues që duhet marrë në konsideratë në këtë debat është edhe fakti që deficiti buxhetor i 2021, nuk është i ndryshëm nga ai i 2020, pra është i njëjti deficit i planifikuar.

Eshtë koha që të nxitet me të gjitha mënyra ekonomia shqiptare dhe, rreth 1 miliardë eurot, e planifikuara për t’u shpenzuar deri në fund të vitit, shkojnë në këtë drejtim

Share: