Home KRYESORE Dr. Vangjel Jorgo: ultrasonografi profesionist dhe pasionipër fotografinë

Dr. Vangjel Jorgo: ultrasonografi profesionist dhe pasionipër fotografinë

Nga Gladiola Busulla

Në këtë epokë, ku teknologjia ka prekur majat, fotografiavazhdon të mbetet riprodhimi i realitetit. Siç shprehet dhe poetjaitalo-kanadeze Silvana Stremiz, ‘’ Fotografitë janë memoriajonë kohën kur kujtimet fillojnë  humbasin’’.

Dihet rëndom se një mjek i specializuar në gjinekologji ështëpërgjegjës për diagnostikimin dhe trajtimin e çrregullimeve a gjithçkaje tjetër që afekton sistemin riprodhues të femrave. Detyra e tij konsiston edhe në ndjekjen e gruas gjatë periudhëssë shtatzënisë; detyrë kjo që mjeku obstetër – gjinekolog VangjelJorgo e ka përmbushur me sukses, në dekadat e gjata të karrierëssë tij profesionale. 

Por së fundmi, ai është përkushtuar pas një pasioni që ka të bëjëpikërisht me përjetësimin e jetës dhe kryesisht të natyrës së egëre të paprekur nga dora e njeriut. Fotografia është shfaqur tek ai dhe ka spikatur si një talent kualitativ.

Fotot e doktorit të mirënjohur obstetër – gjinekolog i qëndrojnëbesnikërisht stoike, dëshirës së pandalshme për të zbuluar, memorizuar, –  momente, persona, vende, gjallesa, dukuri, si dhejanë bërë pjesë e disa ekspozitave.

Të gjitha shkrepjet e tij të ngjallin emocione, pasi secilapërmban në vetvete një frymëmarrje të papërsëritshme. Disasyresh eksplorojnë temat si: peizazhe, natyrë e qetë apo portrete. Por ndër fotografitë që mbërthejnë vëmendjen e publikut janëato, me në fokus shpendët fluturues, aq të vështira për t’urealizuar. 

Fotografitë e doktor Vangjushit (siç e njohin të gjithë) qeshin, fluturojnë, flasin, këndojnë, vallëzojnë, sfidojnë. Impakti që atondjellin është unikal, pasi fotografitë e tij nuk janë analfabete. Në heshtjen e tyre, lexojmë dinamikën e pareshtur të jetës. 

Dora e fotografit “ngrin” njëkohësisht kohën, figurat, natyrëndhe kujtesën. Prej tyre mund të marrim frymëzim, ngushëllim, ndonjëherë dhe urtësi, sepse doktori i shoqëron vazhdimisht me aforizma e thënie.

Si një personazh i apasionuar pas fotografisë, edhe te Dr. Vangjel Jorgo veçon sensi i spikatur artistik. Objektivit të tij nuki shpëton asgjë, sepse fotografia është poezia vizuale e jetës, dokumentim i rëndësishëm, selektim i së tashmes; ajo mbartmistere dhe përçon mesazhe të koduara.

Vazhdimisht Dr. Vangjushi ka gjurmuar jetën njerëzore që nëngjizjen e saj, kurse aktualisht po gjurmon dhe zbulon krijesat e ndryshme të natyrës, peizazhet piktoreske të Shqipërisë dhe vetëbotën që na rrethon përmes “imazheve të shkruara në dritë”.

Share: