Home KRYESORE E konfirmon presidenti/ Burg për të gjithë personat që refuzojnë vaksinën kundra...

E konfirmon presidenti/ Burg për të gjithë personat që refuzojnë vaksinën kundra virusit!

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, ka kërcënuar me burg të gjithë personat që refuzojnë të marrin vaksinën anti-Covid.

Filipinet janë përfshirë nga një valë mjaft e rëndë Covid-19, duke u bërë kështu një nga vendet aziatike që është goditur më së shumti nga pandemia.

“E keni në dorë vetë: bëni vaksinën ose ju fus në burg”, tha një ditë më parë Duterte, gjatë një fjalimi.

Mirëpo, deklarata e Presidentit bie ndesh me ato të ekspertëve mjekësorë të vendit, të cilët më herët kanë thënë se vaksina nuk është e detyrueshme.

Deri në datën 20 qershor, Filipinet kanë vaksinuar 2,1 milionë njerëz, nga 110 milionë që është popullsia e këtij vendi.

Share: