Duke filluar nga e diela, më 20 Qershor, shtetasit nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut do të lejohen të hyjnë sërish në Gjermani pa qenë nevoja të justifikojnë shkakun e udhëtimit.
Lajmi është publikuar në faqen zyrtare të internetit të ministrisë gjermane të Punëve të Brendshme.
Pra, Gjermania po ndjek kështu rekomandimin e Këshillit të Bashkimit Evropian, i cili vendosi të mërkurën, të heqë kufizimet e udhëtimit për disa vende të reja.
Në listën e Gjermanisë janë shtuar veç këtyre tre vendeve edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa vende të tjera.