Home Gjeo-Ekonomia Nga Sali Berisha në Bullgari dhe bllokimi i pasurisë, tre lëvizjet rrufe...

Nga Sali Berisha në Bullgari dhe bllokimi i pasurisë, tre lëvizjet rrufe të SHBA për 20 ditë

Në 20 ditë Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shkaktuar një “tërmet” me vendimet në Ballkan. Në 19 Maj Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken shpalli “non grata” Sali Berishën dhe familjen e tij. Blinken shkruante në faqen e Departamentit të Shtetit se gjatë qeverisjes, Berisha ka kryer akte korrupsioni të mëdha.

Veprimet e korruptuara të ish-Presidentit të Shqipërisë Sali Berisha minojnë demokracinë në Shqipëri. Shpall publikisht si të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA Sali Berishën dhe anëtarët e afërt të familjes së tij. Ne mbetemi bashkë kundër korrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri”, shkruante Blinken (lexo ketu).

Në datë 2 Qershor Departamenti Amerikan i Shtetit bëri një tjetër lëvizje duke shpallur “non grata” pesë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë në Bullgari. DASH njoftoi se futi në listën e zezë: Alexander Manolev, Petar Haralampiev, Krasimir Tomov dhe Delyan Slavchev Peevski, si dhe zyrtarin aktual publik Ilko Dimitrov Zhelyazkov. Sipas DASH arsyet e këtij vendimi janë informacionet e besueshme për përfshirjen e tyre në korrupsion (lexo ketu).

Ditën e sotme ishte vetë presidenti i SHBA-së, Joe Biden që firmosi urdhrin ekzekutiv ku kërkon përfshirjen e Shqipërisë në listën e vendeve për bllokimin e pasurive të individëve që sipas Departamentit të Thesarit Amerikan kanë cenuar stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Në urdhrin ekzekutiv që Joe Biden i dërgon Senatit dhe Kongresit bëhet fjalë për ndryshimin e një dekreti ekzistues të Qershorit 2001 që përfshinte ish-Jugosllavinë, ndërsa tashmë do të përfshihet dhe Shqipëria (lexo ketu). Vendimet e njëpasnjëshme të forta të SHBA-së ka tronditur akoma më shumë politikanët në Ballkanin Perëndimor. d.b/Abcnews.al

Share: