Home KRYESORE Nuk ka stacion të fundit, na gënjeu mendja! Ferri nuk paska...

Nuk ka stacion të fundit, na gënjeu mendja! Ferri nuk paska fund!

Nga Alma Lleshi.

Frika e njeriut është po aq e lashtë sa dhe vetë fillesat e njerëzimit.

Ju kujtohet heroi i Eposit të Gilgameshit? Përpëlitej nga agonia për perspektivën e përjetësisë. Por sa pak njerëz mund ta kuptojnë sot frikën për të jetuar me ndershmëri.

E megjithatë, sa të shumtë janë ata, që dridhen para mundësisë së mjerimit të përjetshëm.

Këtu përpëlitesha dhe unë, teksa shihja të fliste babai i dy djemve të vrarë nga babëzia në Velipojë.

Kishte dështuar ai, t’iu mësonte të dashurve të tij, që asnjë send i kësaj bote nuk të përket realisht.

Babë-fatkeqi nuk iu kish treguar, se shpirti nuk i falet djallit dhe se të tjera gjëra janë vërtet të tuat dhe mund t’i marrësh pafrikë me vehte deri në fund. Deri kur dheu dhe ferri marrin të njëjtën ngjyrë, të zezën e thellë të humbjes!

Babë-fatkeqi nuk kishte mundur t’iu rrëfente evlatëve, se ne jetojmë në një botë ku ndershmëria nuk vlerësohet dhe shmanget turpërisht.

Se ky realiteti ynë tranzicion, ku kemi ngecur 30 vite padrejtësisht, duartroket për shfaqjet fasadë, ku promovohet gënjeshtra dhe mashtrimi, ku thuhen kocka dhe shtypen jetë në emër të propagandës.

Ku gjithçka është shtirje, shteg pa frymë dhe jetë, mur i thatë e i lodh, që qëndron i zhbërë mes dy botësh- babëfatkeqëve dhe krijuesve të ferrit.

“Kur ndershmëria të humbasë, atëherë prisni për Kiametin”

Të presësh atë që e ke parë të rritet rreth teje, e ti kurrë s’lëvize, nuk bërtite, nuk shtyve dhe nuk kundërshtove. Por u mjaftove me Frymën pa vlerë që zgjodhe të të mbajë gjallë.

Pa menduar gjatë, babë-fatkeqi u mësoi fëmijëve, se pak nga pak pandershmëria bëhet e pranueshme.

Dështoi i shkreti-babë edhe sot, nuk i përcolli dot në heshtje dhe dinjitet, t’iu thoshte që të shkonin në paqe, ta linin këtë botë të rrethuar me dhimbje.

Të linin ferrin për parajsën, të merrnin të mbramin mësim.

Se njerëzorja, shpesh nuk është e pëlqyeshme, por është besnike.

Qëndron me ty përjetësisht!

Share: