Home Gjeo-Ekonomia Rama mbërrin në Turqi: Për ecurinë e projekteve dhe bashkëpunimit

Rama mbërrin në Turqi: Për ecurinë e projekteve dhe bashkëpunimit

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Turqi për një vizitë dy ditore punë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri shkruan se vizita në Turqi do të zhvillohet në kuadër të vijimit të projekteve të bashkëpunimit dypalësh mes ministrive dhe kontaktet e organizuara me investitorë në teknologji digjitale, turizëm, farmaceutikë, energji dhe transport.

Rama mungoi në Asamblenë e PS, e cila u mblodh ditën e sotme, e cila u drejtua nga sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Taulan Balla.

Postimi i Ramës

Ankara – Vizitë dyditore për ecurinë e projekteve të bashkëpunimit dypalësh mes ministrive dhe kontaktet e organizuara me investitorë në teknologji digjitale, turizëm, farmaceutikë, energji, transport./Opinion.al

Share: