Home KRYESORE Bakshishe jepen përditë, problem është sistemi”/ Mjekët e Traumës në protestë për...

Bakshishe jepen përditë, problem është sistemi”/ Mjekët e Traumës në protestë për arrestimin e kolegëve të tyre

Mjekët e Spitalit të Traumës kanë dalë ditën e sotme në protestë për arrestimin e dy kolegëve të tyre Ervin Sulaj dhe Serdi Memimi të cilët akuzohen se kanë marrë ryshfet nga familjarët e njërit prej të plagosurve në masakrën e Velipojës për operacionin e kryer.

Mjekët shprehen se arrestimi i tyre është i padrejtë, duke e cilësuar shkelje të integritetit për bluzat e bardha masën e sigurisë “Arrest me burg”, deri në përfundimin e plotë të hetimit.

“Kërkojmë zgjidhjen e problemit në sistem. Fajtor nuk është individi por sistemi. Kryeministri e ka thënë vetë nëse marrim një gjerman ai korruptohet. U arrestuan njerëzit po japin bakshishe, po po japin përditë. Sistemet janë të mirëaporovuara të mirëkuptuara. Në mjekësi nuk është vetëm pagesa, por është edhe shërbimi, personeli dhe pajisjet. Kjo zgjidhet me autonomi spitalore. Atë e përcakton tregu. Nuk mbështes korrupsionin, por mjekëve nuk mund t’u vëmë pranga”, tha një mjek.

“Duhet të trajtohen në mënyrë njerëzore se kanë dalë nga salla e operacionit dhe janë marrë sapo kanë hequr veshjen, nëse kanë shkelur ligjin në rregull, por ne kemi nevojë për mbështetje”, tha një tjetër mjek.

Top Channel

Share: