Nga Dritan Haxhiraj
19 Maji 2021 shpalosi para shqiptarëve me zë dhe me figurë,atë që ata ndjenin në kurrizin e tyre prej tre dekadash.
Kush do kerkojë në këto rreshta emra personash fizike po gabon, sespe këta ecin kudo bashkë, janë të gjithë të përlyer kush me krime e kush me heshtje të gjatë.
Emrat i kthejnë në “heronj” duan të mitizohen, këta e adhurojnë mitizimin, në fakt janë aksidenti më famëkeq ndër dekada për shqiptarët.
Nga 19 maji deri ne 10 shtator kemi qenë dëshmimtarë sesi Fuqia e Botes poshtëroi mitet, e ka bërë me sistemet totalitare të 1945 dhe ata ishin lider të fuqive të tjera rajonale e botërore,që në sytë e amerikanëve ishin parë në momente të caktuara me admirim.
Por ata ishin pjesë e një qytetërimi tjetër, atij qytetërimi që më vonë lider të rinj ju bashkuan mbi bazat e demokracisë e lirisë.
Atij qytetërimi që e ëndërrojmë edhe ne shqiptarët por deri me sot nuk kemi luftuar për ta realizuar, si duhej të ishte.
Dhe kjo jo vetëm për fajin e kujt ka vendosur për ne, por edhe tonin që i mallkojmë, i vajtojnë, por i votojmë.
Kastën politike-klanore të 75 viteve.
E hapën seksionin e 10 të Kuvendit me një ish-komuniste, dhe qan për së gjalli per 24 ore me radhë një tjetër ish- komuniste.
Ide gjeniale e çorbës që studiojnë në tavolinë,nuk kishin se çfarë të servirnin tjetër se njerëzit që i rrethojnë janë keta.
Në këto orë në studiot e TV që i mbajne vetë në këmbë, në bazë të lekëve që kanë grumbulluar për 30 vite po hedhin iden e re të mbrojtjes së sovranitetit partiak që korrespondon me sovranitetin e Republikës.
Ide e mirë kjo, por e lakuar nga ata që kësaj Republike i kanë bërë gjëmën.
Mundet të heshtim ne të gjallët por ata që e mbrojnë këtë Republikë janë 5.000 viktimat e 1997.
10.000 viktimat e barbarisë feudale,janë viktimat e vrasjeve për pronën private në ” Republikën e Sovranitetit”.
Por meqenëse e kanë për zemër “dijen” dhe “kulturën politike”, sovraniteti sot ne 27 vende te BE është dorëzuar në tavolinë nga 27 paralamentet e këtyre shteteve. 80% e sovranitetit në shtete si ai i Gjermanisë, Italisë, Francës, Spanjës, Portugalisë, Hollandës , etj diktohen nga Parlamenti Europian.
Sovraniteti i Parlamenteve është sovraniteti edhe i Partive Politike dhe elitave që i mbushin ato me oksigjen.
Struktura tjetër politike-ushtarake NATO paracakton të detajuar se Sovraniteti është një togfjalësh që nënkupton të drejtat themelore nga fituesi i i Fuqisë Botërore, SHBA-së.
Ato që kemi firmosur duke u qarravitur, sepse nuk e di nëse e kemi merituar ndonjëherë atë që qyteterimi ka bërë për ne si një nga kombet problematike të Ballkanit.
Ligjet e tyre janë ligje te civilizimit, janë ligjet e qytetërimit.
Ligje në letra, te konsoliduara në dekada.
Tani për kë sovranitet partiak flasin këta…
Sovraniteti i sistemit feudal që kanë krijuar në 30 vite.
Ne jetojmë në një shoqëri thellësisht klanore, feudale të avancuar por feudale.
Kush nga këta mjeshtrat e TV të sistemit që në këto orë por tregon nje histori tjetër, është në rrugën e lavdishme të “tortës së fitores”.
Në këto orë po bëjnë gati festën për ta degraduar këtë komb akoma për 30 vite të tjera.
Në këto momente janë më të bashkuar se kurrë.
Është pergjigjja e Sistemit ndaj 19 Majit, kush lëshon pe i pari fiton ndeshjen për dekadat që do të na shoqërojnë.
Ndaj këto tezat me sovranitete e me të drejta kushtetuese nuk pinë me ujë në tavolinat e varfëruara të një populli që propaganda e 30 viteve po e verbon.
Kjo është një luftë e hapur tashmë. Luftë në emer të civilizmit, kundra feudalizmit struktural që na kanë lënë për pajë.