Home KRYESORE Klithje te nje engjelli te masakruar qe duhet te renqethnin edhe aleatin...

Klithje te nje engjelli te masakruar qe duhet te renqethnin edhe aleatin strategjik

Nga Genc Mlloja

Cfare po ngjet me ne shqiptaret kur rritja e numrit te viktimave nder femije eshte bere alarmues. Po keshtu edhe kriminaliteti i cdo lloji nder me makabrit eshte bere plage qe rrjedh gjak e ka krijuar tmerre ne shoqerine shqiptare. Te gjithe jane te kercenuar.

Qe institucionet perkatese te lajne duart e ti shmangen pergjegjesive perballe kesaj tablloje kriminale u behet me te drejte pyetja perse mbahen, perse xhvasin taksapaguesit shqiptare.
Lerini justifikimet si forme perrallash foshnjarake se kudo ndodhin, ankohet populli, por veproni ne mbrojtje te jetes se femijeve, te grave, te shtresave te ndryshme te kesaj shoqerie.

E filloni me hapin e pare: dilni nga ajo konventa e OKB-se mbi te drejtat e femijes; kurseni raportet mashtruese per femijet e ‘lumtur’ shqiptare qe pozojne edhe me Ambasadoren amerikane.

E meqe Ambasadorja Yuri Kim eshte ne levizje intensive ne Shqiperi e rastisi qe engjelli Mateo u masakrua ne prag te nenshkrimit te Konventes se OKB-se mbi te drejtat e femijeve ajo mund ta kishte ‘forcuar’ zemren (ndoshta eshte e ndjeshme ndaj makabriteteve te tilla) dhe te shkonte e te takonte prinderit e 8- vjecarit qe ka plagosur shpirtin e tere popullit shqiptar.

Te pakten per ngushellim te familjareve ajo mund ta kishte bere nje vizite fluturimthi apo i ka harxhuar ‘fishekzjarret’ me mrekullite imagjinare te pushtetit ne fuqi, me krijesen amerikane te reformes ne drejtesi qe si yll ka SPAK-un per te.

Ajo mund te tregonte se te tilla menxyra ngjasin edhe ne vendin e saj i veteshpallur kampion i te drejtave te njeriut, por jo nuk e kemi degjuar…
Njerezit e dine se cdo gje qe ndodh ne SHBA valezon deri ketu sic eshte rasti i sulmit mbi Capitol me 6 janar 2021 nga mbeshtetesit e Trump qe akoma pretendojne se vota eshte vjedhur nga demokratet e Biden.

Nje ngushellim do te kishte qene per prinderit e Mateos tregimi se ne SHBA vepron nje levizje nen logon “Nuk marr fryme” qe lidhet me levizjen Jetet e Zezakeve Vlejne. Kjo shprehje e ka origjinen tek fjalet e fundit te Eric Garner, nje person i paarmatosur qe u vra me 2014 pasi iu mor fryma per se gjalli nga nje oficer ne Nju Jork.

Nje numer amerikanesh te tjere me ngjyre si Javier Ambler, Manuel Ellis, Elijah McClain, dhe George Floyd, kane thene te njejten shprehje para se tu dilte shpirtin ne perballjet me forcat policore. Fjalet e fundit te Floyd: “Po me merret fryma!” E ia mori i plotfuqishmi i mbrojtjes se rendit…

Aq me shume top diplomatja amerikane ne Tirane mund te kishte ndihmuar njerezit e rrenuar ne dhimbje lidhur me aspekte te peticionit popullor qe kerkon kthimin e denimit me vdekje ne rastin e kriminelit gjakatar sepse me mire se cdo diplomat fjala e saj ka vlere se ne shume shtete te SHBA aplikohet denimi me vdekje ne raste krimesh te kesaj natyre.

Kim e ka ne dore reformen ne drejtesi ne Shqiperi ne cdo aspekt e nga 5 vjet qe ishte mandati per ta perfunduar eshte zgjatur edhe disa vite, ndoshta pafundesisht. Nuk e di mbi cfare kriteri eshte ftuar Shqiperia ne Samitin per Demokraci qe do te mbahet ne Uashington me 10-11 dhjetor, 2021 kur cdo raport nderkombetar flet per shkelje te te drejtave te njeriut, krim, droge e prostitucion ne kete vend ballkanik.

Autoriteti i larte i Kim mund te influenconte per te frenuar edhe frymen per vetegjyqesi qe po zien in Fier por edhe ane te tjera te vendit.

Ndoshta i bihet ne qafe kot ne kete rast por kur shqiptaret shikojne ne figuren e Ambasadores amerikane personalitetin qe leviz cdo gje kur ajo do ketu nuk gabohet ne kete thirrje demokratike.
Ah, sa ngushellim do te ishte per familjaret e Mateos e komunitetin e fshatit Gercalli por edhe per shqiptaret po te shikonin veprime qe deshmojne c’eshte e verteta se Ambasadorja Kim eshte teper humane, ka dhimbje per viktimat e kriminalitetit, qe po rrenon shtetin shqiptar dhe sikurse perkedhel femije te lumtur, lavderon pushtetaret, pozon per dite me ta, do te tregohej se ajo i qan hallet popullit te thjeshte.

Se ne fund te fundit duhet ushqyer dashuria e popullit shqiptar per aleatin strategjik, e kete te gjithe e kane te njohur se e ben diplomacia.
Nisur nga ky diskutim nuk ka dyshim se jane institucionet vendase qe te vendosin rregull ne shtepine e shqiptareve e tyre and the zot atyre qe mos ti vrasin me plumba, bomba me telekomande dhe deri me kazma e lopata ne drite te diellit.

Share: