Home KRYESORE Përse i lini gjimnazistët pa dije o derra?

Përse i lini gjimnazistët pa dije o derra?

Nga Artan Fuga

Kisha për të shpjeguar në një orë mësimi me studentë të vitit të parë një temë që kishte origjinat që nga vitet 20 dhe 30 të shekullit të kaluar!

Thashë të shoh se çfarë njohurish kanë nga ajo kohë ata që para disa muajsh kanë qenë maturantë. Çfarë dijesh u ka lënë në kujtesë shkolla?

I pyes : Në vitin 1929 dini ndonjë krizë të madhe financiare?

Heshtje, më panë me habi.

Mirë, kthehemi te Gjermania: Kush erdhi në fuqi atje në vitin 1933?

Heshtje. Dy vajza vetëm, veç e veç, thanë si me dyshim : nazizmi.

Mirë, por kur Gjermania naziste pushtoi Austrinë?

Heshtje.

Po Çekosllovakinë, Poloninë?

Heshtje.

Iu them se autori që po flas është neomarksist. Dini gjë kush ka qenë Marksi?

Heshtje.

Ndonjë vepër të tij?

Heshtje.

Po mirë, kur filloi Lufta e Dytë botërore?

Heshtje.

Diçka mu thye aty midis barkut dhe kraharorit!

Kapa kokën me dy duar, dhe thashë: Si ta bëj mësimin tim kur atyre nuk u kanë mësuar asgjë? Megjithëse janë shumë të mençur dhe të zgjuar!!!

Pse ia prishni jetën duke e lënë bosh pa dije brezin e ri ore qenër, moj shtriga?!

Dijet e shkollës së mesme për të qarë hallin. Unë e di se përse ndodh kështu. Një studim nga dikush shumë serioz po bëhet për këtë. Unë bashkëpunoj me të. Kur të dalin arsyet do të kuptojmë që Turi nuk ishte rastësi!

Share: