Home KRYESORE AROMA JOTE!

AROMA JOTE!

Nga Kliton Nesturi

Endem çdo çast
Çdo orë,
çdo ditë
dhe çdo kohë që vjen dhe shkon
në shtjellën e mrekullisë tënde,
Një vorbull e ëmbël,
Magjike,
E fortë,
Paskajshmërisht
E pajetuar kurrë më parë.
Mbështillem fort në vështrimin tënd
Aromën e trupit tënd
Puthjeve magjike,
Pasionin vullkanik
Që kurrë nuk do të rreshti.

Jetoj çdo çast me mrekullinë magjike
Që vetëm ti më dhuron
Të pajetuarën e deritashme,
Dëshirën për ta jetuar
deri në hopin e fundit të jetës!

Jetoj çdo çast
duke e mbajtur këtë magji me vete.
Kudo që të shkoj je me mua.
Aromën tënde do ta gjesh gjithmonë
tek unē –
Magjia jote – Aroma e vetme e trupit dhe shpirtit tim.

KLITON NESTURI
Tiranë, 9 prill 2021

Share: