Home KRYESORE “Green Pass” zgjatet me 6 muaj pas dozës së tretë

“Green Pass” zgjatet me 6 muaj pas dozës së tretë

Të gjithë ata që kryejnë dozën e tretë booster, zgjasin vlefshmërinë e Green Pass me 6 muaj. Specialistët e institutit të shëndetit publik  thonë se vlefshmëria e ‘Green Pass’ varet nga vaksinimi i plotë dhe ai booster.

“Në momentin që je e vaksinuar plotësisht me të dyja doza vlefshmëria është për 6 muaj dhe kryen dozën e tretë, vlefshmëria zgjatet për 6 muaj”.

ISHP së bashku me mjekët e familjes po integrojnë në sistemin e-Albania të dhënat e mbi 10 mijë shqiptareve të vaksinuar jashtë vendit.

“Certifikata e Shqipërisë është integruar në BE dhe njihet në Europë. Do të kemi të futur edhe këta persona të vaksinuar jashtë do futen në sistemin tonë të vaksinimit. Ka ardhur si kërkesa nga ata vetë që jetojnë në Shqipëri por vaksinat i kanë kryer jashtë vendit  dhe që të lëvizin duhet të kenë ‘Green Pass’ që nxirret nga e-Albania. Numri është goxha i lartë, mbi 10 minë persona që janë vaksinuar jashtë dhe kanë kryer 1-2 doza dhe duan të regjistrohen tek e-Albania”.

Deri tani në Shqipëri është vaksinuar 40 % e popullsisë, por autoritetet thonë se numri është më i lartë, pasi një pjesë e qytetarëve janë vaksinuar edhe jashtë vendit.

Tv Klanhttps://www.youtube.com/embed/D6OGgY6mdAQ?feature=oembed

Share: