Home Gjeo-Ekonomia Marrëveshjet/Rama: Në 2022-shin epoka e re pa dhimbje koke në kufi

Marrëveshjet/Rama: Në 2022-shin epoka e re pa dhimbje koke në kufi

Ka nisur takimi mes tre lidërve të Ballkanit Perëndimor, Kryeministrit Rama, Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, për iniciativën “Ballkani i Hapur”.

Fjalën përshëndetëse në nisje së takimit e mbajti kryeministri Edi Rama, i cili theksoi rëndësinë e kësaj nisme për vendet e rajonit, duke theksuar se kjo është një nismë e rëndësishme që garanton lirinë e lëvizjes së njerzve, mallrave dhe kapitaleve, e ndërsa u bëri thirrje vendeve të tjera që tu bashkohen.

“Është një moment kyç i procesit tonë sepse marrëveshjet që do të nënshkruhen do të përcaktojnë një hap shumë të rëndësishëm para drejt objektivit tonë që është të garantojmë lirinë e plotë të lëvizjes së njerëzve mallrave, kapitaleve e shërbimeve.

Më lini të kaloj nëpër secilën shtyllë të Ballkanit të Hapur, duke përsëritur thirrjen se Ballkanin i Hapur është një nismë tërësisht përfshirëse dhe duke inkurajuar të tjetër të jenë e kësaj përpjekje, por ne duhet të ecim para pasi kjo është nevojë të ecim para.”- tha Rama.

Më tej Rama tha: “Synimi mbetet i njëjtë zbatimi i katër lirive të lëvizjes. Dua ta mbyll këtë hyrje duke thënë se sot nënshkrimi i marrëveshjeve të përgatitura me mjaft zell dhe gatishmëri shërben për të çuar një mesazh konkret të prodhuesit dhe importuesit, të cilët janë tashmë punuar në këtë hapësirë të përbashkët. Me këto marrëveshje, 2022-shi do të jetë një epokë e re.

Për të kaluar në kufi të ndryshëm se bazuar në këto marrëveshje dhe ato që do të bëjmë në fillim të vitit të ri, ata nuk do të përjetojnë më ato dhimbje koke të kaq kohe dhe stresin e kaq kohe pritje në kufi.

Numri i njerëzve, i ndërmarrjeve të vogla dhe të mëdha që tashmë punojnë mes Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë do të rritet më tej. Duke falënderuar Aleksandrin dhe Zoranin dhe ekspertët që janë përfshirë”.

Share: