Home KRYESORE Ndryshimet në statutin e PD-së: Ngrihet komisioni i rithemelimit

Ndryshimet në statutin e PD-së: Ngrihet komisioni i rithemelimit

Kuvendi i “11 dhjetorit” do të kërkojë disa ndryshime statutore për shkarkimin e Lulzim Bashës, ku pika më kryesore është ajo e krijimit të një Komisioni Tranzitor rithemelimi me 15 anëtarë dhe do të ushtrojë të gjithë kompetencat që i takojnë organeve qëndrore të Partisë Demokratike, me përjashtim të atyre që i takojnë Kuvendit Kombëtar

Ky komision, përshkruhet gjithashtu si përgjegjës për organizimin dhe mbajtjen e proceseve zgjedhore brenda PD-së.

Krijimi i organeve të reja brenda të djathtëve, sipas nenit 65 të tij, fillon menjëherë dhe përfundon jo më vonë se tre muaj pas hyrjes në fuqi.

Pra, nëse ndryshimet statutore marrin fuqi, brenda marsit, demokratët mund të kenë një lidership të ri drejtues.

Kryetari zgjidhet sipas parimit “një anëtar një votë”.

Ndërsa, çdo akt i organeve të partisë i ndërmarrë para hyrjes në fuqi të këtij statuti dhe që bie në kundërshtim me dispozitat e tij, shfuqizohet automatikisht me hyrjen në fuqi të statutit.

Në Kuvendin e thirrur nga Berisha, numri i delegatëve pjesëmarrës ka shkuar në mbi 4 mijë e 800. Pjesëmarrësit ndërkohë, kanë mbushur një faqe të tërë të stadiumit, me mijëra mbështetës të Berishës në dy tribuna kryesore.

Sipas procedurës, nëse ky kuorum e voton ndryshimin e statutit, atëherë vendimi merr efekt, pasi votohet nga mbi 50% e delegatëve.

Top Channel

Share: