Home KRYESORE “Vula e kryetarit të PD deri më sot s’do ketë më vlerë...

“Vula e kryetarit të PD deri më sot s’do ketë më vlerë nesër”- Bylykbashi: Një komision i përkohshëm rithemelimi do garantojë funksionimin e partisë deri…

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Oerd Bylykbashi deklaroi në fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Sali Berisha se Statuti që do të votojnë delegatët, parashikon ndër të tjera edhe ndryshimin e logos së PD si dhe vulës së partisë që përdor aktualisht kryedemokrati Lulzim Basha.

“Me këtë statut të rithemelimit ndryshojmë logon me një logo që i përgjigjet asaj të 31 viteve më parë. Ndryshon vula e PD, vula e kryetarit të PD deri më sot s’do ketë më vlerë nesër. Në 2017 kryetari aktual e zhduku në fushatë logon i zëvendësoi me Republikën e Re”, tha ai.

Bylykbashi nënvizoi se do të propozohet dhe votohet gjithashtu edhe ngritja e një komisioni të përkohshëm që sipas tij “do garantojë në fazën e shkurtër tranzitore, funksionimin e PD”.

“Katër vite pas zgjedhjeve në strukturë PD do futet në një fazë reformimi të strukturave nga poshtë lart përmes zgjedhjeve me një anëtar një votë. Do bëhemi gati për opozitë të vërtëtë jo fasadë dhe për zgjedhjet e ardhshme.

Tranzicioni drejt organesh të rinovuar me votën tuaj të ngrihet një komision i përkohshëm rithemelimi me figura me autoritet e kontribut ndër vite në PD.

Ky organ i përkohshëm do garantojë në fazën e shkurtër tranzitore, funksionimin e PD.

Të gjithë këto që kemi përjetuar në dy palë humbje zgjedhjesh parlamentare ne s’do i shohim më.

Mbaroi koha kur kryetari emëron shumicën e organeve përfaqësuese, do marrë fund debati për dorëheqjen e kryetarit humbës, kryetari që humb zgjedhjet pavarësisht arsyes i përfundon mandati menjëherë e pa asnjë ekuivok“, tha Bylykbashi.

360grade.al

Share: