Home KRYESORE Berisha: Më 8 Janar të zbatojmë vendimin anëtarëve, të largojmë Bashën

Berisha: Më 8 Janar të zbatojmë vendimin anëtarëve, të largojmë Bashën


Ish-Kryeministri Sali Berisha deklaron se në protestën e 8 janarit do të zbatohet vendimi i referendumit për largimin e kryedemokratin Lulzim Basha nga selia e PD.

I pranishëm në një ceremoni që u zhvillua në Gjirokastër me rastin e 31-vjetorit të themelimit të kësaj dege, Berisha tha se përplasjet në PD nuk janë çështje mes tij dhe Lulzim Bashës, por tek raporti jetik për shoqëritë e lira, raporti shumicë pakicë.

“Mendoni mos u bëni pjesë e një skenari makabër kundër pluralizmit. Nuk është çështja mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës. Çështja këtu është tek raporti jetik për një shoqëri të lirë, raporti shumicë-pakicë. Mos u bëni skllevër të një njeriu që ju shet dhe blen çdo ditë për interesa të veta. Kjo është partia juaj dhe ju jeni deputetë të saj. Të bashkohemi! Së bashku me ne në datën 8 janar, të gjithë së bashku në një manifestim proteste si në një festival të shkojmë në shtëpinë tonë, në shtëpinë e demokratëve. Të zbatojmë vendimin e 44 mijë anëtarëve të Partisë Demokratike, të cilin Basha nuk do që ta njohë. Është detyrë, është mision”, tha Berisha.Opinion.al

Share: