Home KRYESORE Etimollogjia e fjalës tabu “vdekje”

Etimollogjia e fjalës tabu “vdekje”

Nga Aferdita Zaja, Norvegji

Në përgjithësi ne shqipëtarve nuk na pëlqen shumë të përmëndim fjalën vdekje, mos flit kështu gjërash, larg qoftë, mos meno kshu gjonash, nëse një familiar vdes fëmijët nuk duhet t’a shohin fare etj. Në kohët e Vedave shqipëtare dhe kudo në botë fëmijët që në klasë të parë u mësoheshin fakte dhe ngjarje të vërteta të jetës nga mësuesit mendjendritur, sesi të kishin një jetë të mirë, të shëndetshme, me gëzim, sesi të mos përfundonin në situata të këqija, sesi të mos përjetonin dhimbje, torture  & fatkeqësi, sesi të kishin trupin e tyre në kontroll, cfarë është jeta në tokë, si të kishin një jetë të suksesshme dhe një vdekje të suksesshme. Vdekja thonin ata është një fakt real që i ndodh cdokujt që lind, por sot kjo fjalë është tabu, është turp të flasësh për këtë fjalë, a thua sikur është dicka që nuk i ndodh askujt. Prashant Trivedi tek libri i tij i famshmë në shqip Eposi PT thotë se realiteti i vdekjes në të vërtetë nuk hyn ndonjëherë në vetëdijen e njerëzve, trupi është si një hark shigjeta e të cilit është shpirti ADN- ja në gjenet tuaja është nxitësi i cili e shtyn tutje shpirtin tënd në momentin e quajtur ‘vdekje’, ata të cilët nuk përballojnë realitetin e vdekjes dhe nuk mësojnë sesi të vdesin në mënyrë të suksesshme në të vërtetë as që mund të jetojnë. 

Cila është etimollogjia e fjalës “vdekje”? Le të pyesin librat e etimologut të vërtetë të vetëm shqipëtarë, të profesorit Petro Zhejit. Tek libri i tij «Shqipja dhe Sanskritishtja» na thuhet se fjala vdes = bë des = që tregon dasi, ndarje. Në shqip themi “dha shpirt” që do të thotë shpirti i dikujt u nda nga trupi dhe jo që e dha shpirtin diku në hapësirën e paditur. Petro Zheji duke na mësuar rolin gjigand mesianik të shqipes, sqaron dhe etimollogjizon fjalën në anglisht “to die” (vdes) që vjen direkt nga shqipja “da” (ndarje, dam, dan, edhe sanskritisht da=ndarje) pra përsëri vdekjen si ndarjes e trupit nga shpirti. Norvegjisht dø, lidhet me anglishten die, ky operator i lirë ka vetëm kuptim në shqip, prej nga del roli mesianik i shqipes, sic është vërtetuar tek libri i Petro Zhejit “Roli Mesianik i Shqipes” apo vazhdimësia e tij që është libri i Aferdita Zaja “Vizioni Mistik i Universit dhe Norvegjishtja”.  

Aferdita Zaja

Petro Zheji ndër të tjera na deklaron aforizmën e tij “Shka lind asht landë”. Ne quhemi tokësorë sepse lindim në Tokë (ang. land), elementi tokë është një nga elementët primarë të trupit tonë gjithashtu. Në epokën e fundit të errësirës kaliyug (që është duke u mbaruar) tokësorët e lindur kanë jetuar kundra Hyjnisë apo ligjeve hyjnore prandaj edhe lindja e tyre u kthye në një lëndim dhe rilindje plot vuajtje që do të thotë ngecje në ciklin e vuajtjeve të lindjes dhe vdekjes. Fjala në anglisht “birth” (lindje) gjithashtu ndahet në “b earth” = lindje/bë në tokë. Dituria e Vedave për të cilën Avatari Prashant Trivedi na meson, ndër të tjera (nëpërmjet meditimit lotusocean) edhe sesi të dalim nga cikli i vuajtjeve i lindjeve/vdekjeve, sesi të mbajmë trupin të qendërzuar, sesi të flasim nga qendra e gojës, cfarë mantrash në shqip të themi, sesi të lidhemi me elementët e natyrës, cfarë ushqimesh vegjetariane të duhura të hamë, të cilat janë gjërat bazë të një jete vedike ashtu sic shqipëtarët në kohërat e arta jetonin, pra përpara se të vinte epoka e errësirës dhe paditurisë (kalliyug). 

Njeriu përmban trupa të tjerë brenda trupit fizik (ashtu si kukullat ruse) por që nuk i sheh më sytë fizik. PT thotë se kur njeriu vdes, pra shpirti i tij nuk vdes, por vec trupi fizik i jashtëm. Ky shpirt që vazhdon të ekzistojë edhe pas vdekjes do të ketë dituri njësoj aq sa kishte kur ishte i gjallë, do të vazhdojë të ndjejë kënaqësi ose dhimbje. Shpirti që vazhdon ekzistencën në fakt është thjesht trup astral, i cili merret nga disa qenie, rojet e Perëndisë së vdekjes «Yama» derisa të vendoset se ku të lindi përsëri në bazë të veprimeve që ai njeri ka bërë gjatë gjithë jetës.  

Në italisht «vdekje» i thonë morire, vjen nga shqipja mortja. Sipas Vedave botëa tre dimenionale e jona quhet mritylok, pra shpirti lind këtu ku universi i jep një trup, në mënyrë që t’i tregojë universit me vepra se dëshiron të unifikohet me më të lartin & hyjnorin, duke bërë veprimet e duhura që kryesisht të përdorë jetën e tij duke kryer LPSh-në, lavdërimin, përkuljen dhe shërbimin ndaj natyrës, më të lartit dhe Hyjnorit/Zotit. Nëse njeriu e kryen këtë ai del nga cikli i lindjeve/vdekjeve, s’ka më nevojë të lindi këtu por në një plan eksistence/botë më të mire/lartë që në gjuhën popullore quhet Parajsë, pra atje i jepet trupi që dëshiron dhe nuk përjeton më vdekje, vuajtje, sëmundje por përjeton vetëm kënaqësi etj. Pa disiplinën e qendërzimit të trupit, zërit dhe pa LPSh askush nuk mund të dalë nga cikli i matriksit pra i lindjes/vuajtjes. 

Avatari PT thotë se shumica e veprimeve që njerëzit kryejnë në këtë botë, nga lajmet e rreme, filmat, telenovelat nuk të përgatisin për vdekjen pra sipas Universit veprimet e njerëzve janë të pakuptimta prandaj ka edhe shkatërrime natyrore etj. Natyra është nëna jonë, ajo kurrë nuk dëshiron që bijtë e saj, qeniet, njerëzit t’a harxhojnë jetën e tyre dëm dhe na jep përsëri një shans për t’ja filluar nga e para pra rilindje. Një veprim kuptimplotë është ai që të përgatit për një vdekje të suksesshme dhe të siguron një të ardhme të mirë. Prashant Trivedi thotë se njerëzit që kanë shpirt (jo të gjithë kanë pavarësisht se martohen, shkollohen etj) vendosen në ciklin e rimishërimeve pra lindjeve/vdekjeve sepse njerëzit këtu nuk punojnë me vetëdijen e tyre, hanë ushqime mishngrënëse që ulin vetëdijen, nuk duan t’ja dinë për natyrën dhe për ligjet hyjnore. Vdekja është si një udhëtim dhe pleqtë/moshat e larta ose ata që janë në moshë të madhe 90, 100 vjec as që duan të dëgjojnë fjalën ‘vdekje’ e jo më të përgatiten për këtë udhëtim (u dha = u nda) ashtu sic cdo njeri përgatit valixhet para se të udhëtojë diku normalisht. Njeriu duhet të ketë dituri për gjithcka dhe i përgatitur si për jetën ashtu edhe për pasjetën. PT na mëson se  pas vdekjes 3 gjëra mund të ndodhin. Shpirti pasi ndahet nga trupi fizik mundet 1. që të dalë nga bota e burgut të matriksit (cikli i lindjeve/vdekjeve) pasi ka kryer disiplinën e LPSh-së në këtë jetë pra shkon në botët e mira/larta ku njëra prej tyre quhet Parajsa , 2. shpirtit i jepet një trup tjetër, lind përsëri këtu pra rimishërohet në Tokë për t’ja filluar nga e para, memorja ikën dhe 3. mundësia e fundit është që shpirti i tij cohet në vende më të këqija se Toka që quhen ferre etj. PT thotë se njeriu lind në tokë në mënyrë që të mësojë sesi të fitojë diturinë e një jete dhe vdekjeje të suksesshme (dalja nga matriksi). Ai deklaron se përgatitja e njerëzve të sotëm për një vdekje të suksesshme është zero. Kjo është arsyeja përse dituria e Vedave do të vijë më në dritë krahasuar me nivelin e ulët aktual të arsimit të sotëm kudo në botë sepse dituria e Vedave ka të bëjë me cështjet aktuale të jetës dhe vdekjes dhe jo thjesht me marrëzirat sipërfaqësore të pavlera që ndodhin në shoqëri. 

Në ditët e sotme kur një njeri vuan, ai kujton se vdekja në një farë mënyre do të ndryshojë gjithcka pozitivisht. Ata kanë mendime të gabuara, ata kujtojnë se sapo të vdesin (mbarojnë me këtë trup fizik), gjthcka do të shkojë mirë dhe se gjasme ata do të ngjiten nëpër dimensione më të larta, ndërkohë pa mësuar asgjë të vërtetë ndërsa janë gjallë këtu, pa mësuar asnjë lloj sjelljeje të duhur ndërsa janë këtu brenda në trup. Për të arritur dimensionet e larta pas vdekjes duhet që me trupin ndërsa je gjalle të evoluosh këtu deri në atë fazë sjelljeje të disiplinuar ku ti mund të qëndrosh dhe të pranohesh atje lart. Përndryshe ty do të të kthejnë përsëri këtu në burgun e vuatjeve të matriksit të lindjeve/vdejeve. Kur lind në Tokë përsëri kujtesa jote do të humbi, do të të duhet shumë kohë për të riformuar gradualisht kujtesën dhe vetëdijen tënde. PT thotë se njerëzit që janë të mbërthyer në botën e ciklit të lindjeve/vdekjeve duhet t’a kuptojnë tashmë se jeta këtu nuk është fare e lehtë dhe të ndërmarrin hapat e duhura (që mësohen tek meditimi lotusocean) për të arritur një eksistencë më të mirë. Njerëzit mendojnë se është e vështirë për të shkuar në një dimension më të mirë dhe shpeshherë janë të demoralizuar por gjërat në fakt janë më të thjeshta. Nëse ti mëson sjelljen e duhur të trupit fizik këtu në tokë, ti pranohesh në cfarë do lloj bote më të lartë/mirë. Nëse nuk e mëson se si të përdorësh sjelljen e duhur me trupin fizik këtu atëherë je duke cuar dëm tërë jetën tënde këtu. Sjellja e duhur quhet Penance në anglisht ose në sanskritisht Tapasya. Sjellja e duhur quhet në shqip LPSh, lavdërimi, përkulja dhe shërbimi ndaj më të lartit dhe hyjnorit. Kur ti kryen LPSh Universi të jep atë që dëshiron, përndryshe jo. 

Share: